e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot një bllokim tre javor në të gjithë vendin, në përpjekje për të ndaluar një rritje agresive të infeksioneve me Covid-19.

Ky bllokim do të jetë i dyti për Greqinë dhe do të hyjë në fuqi nga e shtuna në mëngjes.

Gjatë kësaj bllokade kombëtare, të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe do të ndalohen udhtëtimet midis rajoneve, ndërsa është prezantuar një sistem nga i cili qytetarët do të dërgojnë mesazhe në një numër qeveritar kur të dalin nga shtëpia për punë, blerje apo për mjek. Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin online, kurse shkollat fillore dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura.

Mitsotakis tha se një rritje e rasteve të reja gjatë pesë ditëve të fundit e kanë “detyruar” atë të marrë këto masa tani, në vend që të presë për të parë nëse kufizimet e fundit do të ndikojnë.

“Nëse qeveria do të priste dhe masat aktuale nuk do funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte “i padurueshëm” tha ai, në një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke shtuar se vendimet e tij po drejtohen nga komiteti i ekspertëve që këshillon qeverinë.

Ai gjithashtu tha se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët që do të preken nga bllokimi i ri, duke bërë të ditur se detajet e planit do të paraqiten gjatë ditës së sotme nga Ministri i Financave, Christos Staikouras

Më shumë

Greqia nuk heq dorë nga dëmshpërblimi për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Një tjetër konflikt po lind brenda kufijve të Europës dhe është ai mes Greqisë dhe Gjermanisë.   Kjo pasi qeveria helene përsëriti kërkesën për negociata mbi dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.   “Çështja nuk mbyllet deri kur kërkesat tona të plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme […]

Greqia zyrtarizon zgjerimin me 12 milje në Jon

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi Dekretin Presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje.     Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Lajmin e ka publikuar e para gazeta greke “To […]

SHBA nuk i njeh kufijtë e rinj të Greqisë

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për kongresin, që nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Sipas gazetës greke “Ekathimerini” kur e njoftoi për herë të parë synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në Gusht të këtij viti, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se kjo ishte […]

Hap dyert xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.   Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara