e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020. Ky vendim u mor nga ministria e Emigracionit. Paralelisht, një vendim i posaçëm ministror i datës 7 maj 2020, me afat skadimi datën akoma të panjohur të pezullimit të masave kufizuese, ndalon rreptësishtë shërbimin me prezencë fizike, në të gjitha njësitë kompetente për procesin e legalizimit të emigrantëve. Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por nuk mund të marrin emigrantët.

Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

3- Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4-Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

NIS SOT MËSIMI PER MATURANTET

Ndërkohë, ditën e sotme nis mësimi për maturën në Greqi. Nga kjo javë janë hapur dhe njësitë shitëse, përveç qendrave tregtare, si dhe zyrat e Administratës, ku gjithsesi shërbimi me prezencë fizike ose është akoma i pezulluar, ose funksionojnë vetëm me takime paraprake telefonike.

Shifrat e ulëta të të infektuarve duket se justifikojnë plotësisht vendimet e qeverisë Mitsotakis, pavarësisht se nuk kanë munguar protestat kundërshtuese, përqendrimi i njerëzve nëpër sheshe kryesore lagjesh. Ndërsa këtë javë parashikohen dhe grevat e para, konkretisht nga sindikatat e mësuesve dhe akademikëve, që kundërshtojnë projektligjin e sapo paraqitur nga Ministria e Arsimit, me reforma të shumta në të gjitha nivelet arsimore.

12 maj 2020

Më shumë

Greqia feston 200-vjetorin e pavarësisë

Greqia donte ta festonte me bujë 200-vjetorin e pavarësisë prej Perandorisë Osmane. Por për shkak të pandemisë grekët do ta ndjekin paradën vetëm në televizor.   Në Greqi këtë përvjetor e kishin imagjinuar ndryshe. Me festivale fshatrash dhe parada shkollash, festime me shumë të ftuar të shquar, veçanërisht nga Anglia, Franca, Gjermania dhe Rusia […]

SHBA nuk i njeh kufijtë e rinj të Greqisë

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për kongresin, që nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Sipas gazetës greke “Ekathimerini” kur e njoftoi për herë të parë synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në Gusht të këtij viti, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se kjo ishte […]

Hap dyert xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.   Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen […]

Grekët braktisin Athinën pak orë para mbylljes

Këto pamje vijnë sot nga Athina. Trafiku në rrugët nacionale është rritur ndjeshëm sot pasi shumë athinas po largohen nga kryeqyteti për në fshatrat e tyre, pak para bllokimit për shkak të koronavirusit, që nis nesër në 06.00 të mëngjesit, deri më 30 nëntor.   Mediat greke raportojnë se nga ora 6.00 deri në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara