Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh menaxhim krizash të vazhdueshme u largua nga skena europiane me duartrokitje nga të gjithë koleget e kolegët në samitin e BE javën e shkuar. Por një krizë nuk e zgjidhi dot e ashtuquajtura “makineria e kompromisit” – ndërrimin e orës. Këtë të dielë ky ritual vjen sërish. E gjithë BE e ndërron orën në orën e dimrit, duke e kthyer një orë pas.
Ndërrimi i orëve duhet hequr, e thanë qartë në një sondazh qytetaret e qytetarët e BE në një sondazh në vitin 2018. Komisioni dhe Parlamenti Europian e mbështetën këtë ide. Por Këshilli i BE, pra përfaqësia e 27 vendeve anëtare nuk mund bjerë në ujdi e kjo që nga viti 2019, kur filluan konsultimet. Angela Merkel dhe të tjerët në Këshillin e BE e injoruan këtë problem, dhe justifikoheshin me atë se duhet të kujdesemi njëherë për Brexit, për klimën, për Coronën e tema të tjera të rëndësishme.
Dyshim për aftësinë vepruese
Një justifikim i pavend, sepse këtu bëhet fjalë në fund të fundit për vullnetin e qytetarëve, dhe premtimin e qartë, para zgjedhjeve europiane 2019 për ta lënë pas ndërrimin e panevojshëm të orës. E nuk duhet të jetë kaq e vështirë, mendojnë të gjithë ata që nuk kanë dijeni për burokracinë europiane dhe kompleksitetin e interesave të shteteve anëtare e as nuk duan të merren me to. Disa vende duan të kenë përgjithmonë orën e verës, të tjerë duan të mos e lëvizin orën e dimrit. Njëra palë thotë, se del drita shumë vonë, kurse pala tjetër, ankohet se errësohet shumë herët. Në BE fillojnë e kthehen mbarë e mbrapsht tabela me kohën e daljes dhe largimit të yjeve. Ata që kanë rezerva shprehen, se e parë nga ana gjeografike e gjithë Franca duhet të kalojë në një zonë tjetër kohore në perëndim. Polonia po ashtu në një zonë më lindore. Disa eurodeputetë nuhasin ardhjen e kaosit me kohët e ndryshme dhe fundin e tregut të përbashkët europian, nëse çdo vend anëtar e vendos si të dojë orën. Kjo sigurisht është e pakuptimtë, sepse në BE ora e verës dhe e dimrit është njësuar për të gjithë nga viti 2002. Edhe më parë kontinenti ka funksionuar.
Përralla e qendrës diktatoriale – Bruksel
Kjo zvarritje turpëruese e BE për një çështje të thjeshtë tregon në fakt problemet themelore të unionit edhe në mënyrën e veprimit me pandeminë, klimën, Kinën, shtetin ligjor në Poloni: Shtetet anëtarë përcaktojnë kryesisht se nga shkon rruga – nëse një ose dy prej tyre dalin kundër, asgjë nuk ecën përpara. Nuk ka pra një qendër diktatoriale në Bruksel, si e fantazojnë populistët në Poloni dhe Hungari, që madje as gjëra kaq të thjeshta si ndërrimin e orës nuk e zgjidh dot vetë. Gjithmonë duhen kompromise dhe kohë, shumë kohë, që të arrihet një zgjidhje.
Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?
Olaf Scholz – kancelari i ri i Gjermanisë
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Nisin protestat masive në Bruksel, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid
Europa nuk pranon propozimet e Iranit në negociatat bërthamore
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?
Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]
Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj? Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]
Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen? “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]