e hënë 24 janar 2022
e hënë 24 janar 2022

 

 

Pasditen e se mërkurës, aleatët e Partisë Demokratike pritet të mblidhen për të diskutuar për mënyrën se si do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend.

 

Rregullorja e Kuvendit, sanksionon që një grup parlamentare nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.

 

Asnjë nga forcat politike me përjashtim të demokratëve dhe socialistëve nuk e ka këtë numër, ndaj për këtë qellim kanë nisur manovrat e para.

 

Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu pritet që të ketë grupin e saj parlamentar,  e për të arritur këtë   i duhen mandate nga Paria Demokratike.

 

Kjo skemë nuk është e pa njohur pasi e njëjta rrugë u ndoq edhe në vitin 2017, ku disa deputet demokratë u regjistruan si pjesë e grupit parlamentarë të Partisë Republikane, raporton Ora News.

 

Mandate të mjaftueshme për të për të krijuar grupin e saj parlamentar nuk ka as Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo aktualisht ka 4 deputet të zgjedhur në 25 prilli, ndërsa për të ekzistuar si grup më vete i duhen edhe 3.

 

Mbetet e pa qartë në qoftë se për këtë qellim do të mbështet nga Partia Demokratike, apo Lëvizja Socialiste për integrim do të ulet në diskutime me Partinë për Drejtësi integrim dhe unitet e cila ka 3 mandate të zgjedhura mes listave  të Partisë Demokratike.

 

Në kampin mazhoritar, Partia Socialiste e ka me të thjesht pasi në listat e saj nuk kishte emra aleatësh, dhe këtë çështje e ka të mbyllur.  Mbetet vetëm  për tu parë nëse ish partia e Tom Doshit,  e cila  ka 3 mandate deputetësh do të tentoje për të krijuar një grup të saj parlamentar.

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara