Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Artizanet e qytezës së vogël të Vau Dejës janë bashkuar vitet e fundit në përpjekje jo vetëm për t’u vetëpunësuar, por edhe për të përcjellë traditat e pasura të zonës në punimin e veshjeve tradicioanale, por edhe të pëlhurërave. Artizanja Meliha Zyberaj thotë se, pas vitit 1997, një pjesë e grave të zonës u bashkuan duke krijuar grupin “Artizanet e Vau Dejës”.

Unë jam nga fshati Mjedë edhe vij nga një zonë me traditë, ku nana ka punuar punë të ndryshme, n’a ka rritur me punën e dorës dhe n’a ka eduku me atë frymë. Fillova me një makinë të thjeshtë dore, kam punu disa vite dhe, avash-avash, lindi ideja; pse vetem unë? Kërkesat ishin në rritje, vajzat kërkonin paja të ndryshme dhe më lindi ideja që ta zgjeroj. Me kalimin e kohës filluam dikush tezgjah, dikush qëndrisje, dikush punë me grep. Krijuam kështu një grup grashë dhe ky është grupi i grave “Artizanet e Vau Dejës”, thotë ajo.

Në qytezën e Vau Dejës gërshetohen kulturat e zonave etnografike të Zadrimës, Mirditës, Pukës, por edhe Shkodrës. Në punishten e ngritur nga artizanja Zyberaj punojnë gra, të cilat me punimet e tyre sjellin pjesë të traditës së këtyre zonave.

Rexhina Rresatori është me origjinë nga Mirdita dhe punon si infermiere në Qendrën shendetësore Vau Dejës. Por pasioni i saj është punimi i pëlhurërave në tezgjah.

“Si profesion jam infermiere, por pas punës vij e punoj në tezgjah, sepse e kam pasion. Ka shumë kohë që e kam mësu. Nuk e kam trashëgim nga familja por, nga bashkëjetesa e mirditorëve me zadrimorët, unë kam mësu dhe kam punu”, thotë zonja Rexhina Rresatori.

Ndryshe nga zonat e tjera etnografike, Zadrima vazhdon të përdorë në jetën e përditëshme veshjet popullore, ç’ka ka bërë që të rritet interesi për punimin e tyre.

Përveç veshjeve tradicioale, në punishten “Zyberaj”, në Vau Dejës, enden edhe pëlhura në tezgjah, si çarçafët, apo mbulesat e tavolinave me motive të Zadrimës, të cilat, vitet e fundit, kanë gjetur një përdorin të gjërë jo vetëm në kuzhinat familjare, por edhe në bujtina dhe restorante. Kjo ka nxitur artizanen Zyberaj të eksperimentojë në prodhimin e fijës së mëndafshit, si pjesë e traditës së pëlhurërave të zonës së Zadrimës.

Megjithëse në një periudhë pandemie, artizanet e Vaut të Dejës kanë arritur t’ia dalin duke mos e ndërpresë asnjë ditë punën. Artizanja Zyberaj thotë se porositë janë të shumta jo vetëm brenda vendit, por edhe nga Amerika, Italia, Gjermania dhe shumë vende të tjera ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Ndërkohë, megjithëse në pandemi, artizanet e Vau Dejës po synojnë të përcjellin traditën edhe tek të rejat e zonës.

“Këtë vit morëm një projekt të titulluar “Të rinjtë në iniciativë” me “Lëviz Albania”. Thamë që këtë zanat t’ja japim të rinjve. Janë rreth 60 të rinj e të reja që kanë marrë pjesë në këtë projekt. Gjatë periudhës që kam pasur rritjen e fshikzës së mëndafshit, i kam pasë vajzat çdo ditë. Kanë ardhë dhe kanë mbledhë gjethe me mu dhe i kanë ushqy. Gjithë kohës i kemi ba shërbimin me vajzat”, thotë ajo.

Si përfaqësuese e grave artizane të Vau Dejës, Meliha Zyberaj prej vitesh ka qenë e pranishme në panaire si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Ajo veçon panairet në Venecia, Milano, Kroaci, Bullgari, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku artizanet e Vau Dejës kanë pasqyruar një pjesë të traditës së Veriut të Shqipërisë.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara