e diel 7 mars 2021
e diel 7 mars 2021

 

 

Kryeministren e Myanmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar. Grushti i shtetit vazhdon.

 

Thashethemet kishte ditë që ishin shtuar, pavarësisht nga mohimet e gjeneralëve. Kryeministren de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar.

 

Përveç Suu Kyit, u arrestuan nga ushtria të hënën herët Presidenti Win Myit dhe anëtarë të tjerë të rangut të lartë të partisë në pushtet, tha një zëdhënës i qeverisë. Ai u bëri thirrje njerëzve të ruajnë qetësinë.

 

 

Ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, dhe i akuzoi autoritetet se kanë dështuar në zgjidhjen e pretendimeve për mashtrimit në zgjedhjet e nëntorit.

 

Komandanti i Përgjithshëm, Gjeneral i Lartë Min Aung Hlaing tha se do të mbahen zgjedhje të reja, por nuk dha asnjë afat kohor.

 

Ai u zotua të praktikojë “sistemin demokratik shumëpartiak të lulëzuar të disiplinës” në mënyrë korrekte.

 

Fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e dënuan grushtin e shtetit dhe bënë thirrje që liderët e zgjedhur të lirohen.

 

Në kryeqytetin, Naypyidaw, janë vendosur ushtarë, gjithashtu edhe në bërthamën tregtare Yangon dhe në qytete të tjera.

 

Vendi sërish nën diktaturë

 

Partia e Suu Kyi, Lidhja Kombëtare për Demokracinë, e cila fitoi 83% të votave dy muaj më parë, lëshoi një deklaratë në emrin e saj.

 

“Veprimet e ushtrisë janë veprime për ta vendosur vendin përsëri nën diktaturë,” thuhet në deklaratë.

 

“Unë i nxis njerëzit të mos e pranojnë këtë, të përgjigjen dhe me gjithë zemër të protestojnë kundër grushtit të shtetit nga ushtria.”

 

Kryetari i partisë Win Htein tha se deklarata ishte autentike dhe se pasqyronte dëshirat e Suu Kyi.

 

Tensionet kanë qenë të larta midis qeverisë civile dhe zyrtarëve të ushtrisë që nga nëntori.

 

Partitë e opozitës, të mbështetura nga ushtria kërkuan një përsëritje të zgjedhjeve.

 

Myanmar, i njohur më parë si Burma, u drejtua nga ushtria për gati pesë dekada derisa filluan reformat demokratike në vitin 2011.

 

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se lidhjet e internetit në celularë dhe disa shërbime telefonike janë ndërprerë.

 

Transmetuesi shtetëror MRTV tha se transmetimet e tij në radio dhe në televizion janë ndërprerë për shkak të problemeve teknike.

 

“Për shkak të vështirësive aktuale të komunikimit, ne ju informojmë me respekt se programet e rregullta të MRTV dhe Myanmar Radio nuk mund të transmetohen,” tha kompania në Facebook.

 

Hap pas për demokracinë

 

Që kur fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1948, Myanmari ka përjetuar dy grushte shteti- në vitin 1962 dhe në vitin 1988.

 

Romain Caillaud, një bashkëpunëtor për Programin e Studimeve Myanmar në Institutin e Studimeve të Azisë Juglindore në Singapor, i tha DW se veprimet e ushtrisë brenda natës shënuan “një hap të madh pas”, 10 vjet pas fillimit të tranzicionit drejt demokracisë.

 

“Pasojat do të jenë të tmerrshme,” tha ai. “Kjo është një botë ndryshe nga viti 1988, me globalizim, media sociale, COVID-19, një administratë e re e SHBA-së dhe ambiciet e Kinës në infrastrukturë. Reagimi kundër Tatmadaw do të jetë intensiv,” shtoi ai, duke iu referuar ushtrisë me emrin e saj në Burma.

 

Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni “kundërshton çdo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit ose për të penguar tranzicionin demokratik të Myanmarit”.

 

SHBA është “alarmuar nga raportet se ushtria burmane ka ndërmarrë hapa për të minuar tranzicionin demokratik të vendit”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke përdorur emrin e dikurshëm të vendit.

 

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken i bëri thirrje ushtrisë që “t’i sprapsojë menjëherë këto veprime”.

 

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres i quajti zhvillimet “një rrezik serioz për demokracinë në Mianmar”.

 

Më shumë

Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump

Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-Presidentin Donald Trump nën akuzën për nxitje të rebelimit të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve. Senati votoi me 57 vota pro për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Meqenëse në gjyqin në Senat kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin, […]

Grusht shteti në Myanmar: Ushtria merr pushtetin

Kryeministren e Myanmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar. Grushti i shtetit vazhdon.   Thashethemet kishte ditë që ishin shtuar, pavarësisht nga mohimet e gjeneralëve. Kryeministren de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar.   Përveç Suu Kyit, u arrestuan nga ushtria të hënën herët Presidenti Win […]

Komuniteti mysliman në Britaninë e Madhe do të udhëhiqet nga një grua

Komuniteti mysliman në Britaninë e Madhe do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua. Këshilli Mysliman i Britanisë së Madhe e ka zgjedhur udhëheqëse Zara Mohammed. Ajo tha se ndihej “e përulur dhe e nderuar” për këtë përgjegjësi.   Mohammed do të marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të ombrellës më […]

Izraeli u dhuron palestinezëve 5 mijë vaksina kundër COVID-19

Izraeli do të transferojë 5,000 vaksina kundër koronavirusit tek Autoriteti Palestinez, që të vaksinohen stafi mjekësor që është në vijën e parë të betejës me pandeminë. “Dërgesa e parë pritet të transferohet në fillim të javës së ardhshme”, tha të dielën Ministria izraelite e Mbrojtjes. Në njoftimin për media të ministrisë, nuk u bën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara