e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres rizgjidhet për një mandat të dytë dhe bën thirrje për të filluar një epokë të re “solidariteti dhe barazie”

 

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka ende shumë për të bërë. Sepse “bota ndodhet në udhëkryq”, thotë ai, dhe “vendime të rëndësishme duhen marrë”. I zgjedhur për të qendruar edhe një mandat në krye të organizatës ndërkombëtare, ai të premten (19.06) bëri betimin para Asamblesë së Përgjithshme. Guterres, i zgjedhur më 2017, do të qendrojë në post deri në dhjetor 2026.

 

72 vjeçari nga Portugalia, është i nënti Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, që nga krijimi më 1945. Ai ka qenë më parë Komisari i lartë për Refugjatët nga 2005 deri 2015.

 

Para shtypit ai bëri të qartë se dy rrugë ka: të vazhdohet me kriza të përhershme ose të merret kthesa për të arritur në një botë të sigurt, të mirë për të gjithë dhe të gjelbër. Ai bëri thirrje për bashkëpunim global kundër pandemisë. Por edhe kundër konflikteve, kundër ndryshimit të klimës, kundër varfërisë dhe mungesës së barazisë. “Lufta kundër pabarazisë është thelbi i globalizimit të ri,” tha Sekretari i Përgjithshëm.

 

Me se merret Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së?

 

Karta e OKB-së e përshkruan rolin e Sekretarit të Përgjithshëm si „zyrtarin kryesor administrativ” të organizatës dhe drejtues të sekretariatit, i cili ka mijëra punonjës në botë. Organizata ka më shumë se 1000 zyra përfaqësie. Punonjësit janë ndërkombëtarë dhe lokalë që punojnë në zyrat e shërbimit ose në misionet paqeruajtëse. Pjesa kryesore e Sekretariatit ndodhet në Nju Jork, ku qëndron edhe Sekretari i Përgjithshëm. OKB ka tri zyra të tjera të mëdha përveç selisë kryesore, dhe pesë Komisione Ekonomike Rajonale.

 

Funksione të tjera të Sekretarit të Përgjithshëm lidhen me Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme, Këshillin Ekonomik e Social dhe organe të tjera të OKB-së.

 

Më shumë

Lukashenko dhe tranziti i gazit rus drejt Europës

Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënoi me mbylljen e rubinetit të gazit Jamal Europa. Por Gazpromi ka rrugë të tjera për të sjellë gaz tek klientët e tij.   Lajmi pushtoi para pak ditësh mediat: Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënon Europën me ndaljen e tranzitit të gazit rus drejt Europës! Kërcënimi erdhi në kulmin e […]

Thirrja nga Bjellorusia kalon përmes Turqisë

Në tetor, më shumë se 5000 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, mbërritën në Gjermani nëpërmjet Bjellorusisë. Investigimi i ARD Report München tregon: itinerari është i organizuar mirë dhe kalon përmes Turqisë. Qendra e parë e pritjes në Eisenhüttenstadt është e rrethuar me gardhe të larta. Deri pak ditë më parë, çdo emigrant i […]

Irani kryen manovra ushtarake para rifillimit të bisedimeve bërthamore

Ushtria e Iranit ka nisur manovrat ushtarake të përvitshme pranë Gjirit Persik, njoftoi televizioni shtetëror iranian, disa javë përpara rifillimit të bisedimeve mes Teheranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Manovrat po zhvillohen në një territor të gjerë, në pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit deri në atë veriore […]

32-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit

09 Nëntori shënon 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara