Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar propozimet e presidentit Thaçi për ndryshime kushtetuese rreth mandatit të Gjykatës Speciale, synojnë e kanë për qëllim zhbërjen apo zhvleftësimin e Prokurorisë së Specializuar.
Prokuroria e Specializuar në Hagë është shprehur mbi propozimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas saj, ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, në fakt kanë për qëllim kryesor t’i zhbëjnë ose t’i bëjnë të pavlefshme veprimet e Prokurorisë së Specializuar. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të zyrës së Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së presidentit Thaçi, për sqarime shtesë rreth ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale.
Ndryshim i pikës 13 të kushtetutës
Në fund të muajit gusht, presidenti Thaçi me anë të një letre i kërkoi parlamentit të Kosovës që të amendamentojë nenin 162 të Kushtetutës, në bazë të të cilit është themeluar Gjykata Speciale. Presidenti kërkon ndryshimin e pikës 13 të këtij neni të Kushtetutës, në të cilin thuhet se mandati i gjykatës “do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare” dhe kërkon që të përcaktohet se mandati “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Prokuroria e Specializuar nga ana e saj është e mendimit, se “neni 162 i kushtetutës në formën e tij aktuale, përshkruan në mënyrë të përshtatshme mandatin e Dhomave të Specializuara. Ndërsa, ndryshimet e propozuara synojnë të rivendosin ose riformulojnë atë mandat. Është e qartë nga deklaratat publike të z. Thaçi se qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara është përpjekja për të përfunduar, ose ndryshe për të zhvleftësuar veprimet e Dhomave të Specializuara në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e palëve dhe pjesëmarrësve në procedurat në vijim”, thotë Prokuroria Speciale.
Me tej në reagimin e saj thuhet, se “fakti që ndryshimet janë propozuar nga një president, i cili është subjekt i një akuze të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar në lidhje me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, kërkon që ato të vlerësohen me kujdes të veçantë. Z. Thaçi nuk është një palë e pa interesuar dhe ka një arsye të mirë të besohet se ndryshimet e propozuara janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën”, thuhet në njoftim.
Komentet shtesë të zyrës së presidentit
Një javë më parë, zyra e presidentit të Kosovës ka dërguar komentet e saj shtesë në Hagë lidhur me kërkesën e presidentit, ku thuhet se paragrafët 13 dhe 14 të nenit 162 të Kushtetutës kanë krijuar paqartësi rreth mandatit të Gjykatës Speciale. “Sipas formulimeve të paragrafëve 13 dhe 14 të Nenit 162 të Kushtetutës, në opinionin kosovar është shpërfaqur mendimi dhe përhapur bindja që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë në një periudhë më së shumti pesëvjeçare nga koha e aprovimit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ka ngjallur jo rrallëherë reagime të shumta tek aktorë të ndryshëm”, thuhet në sqarimet e zyrës së presidentit Thaçi.
Në pritje të konfirmimit apo hedhjes poshtë të akuzave
Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë deri në fund të këtij muaji, duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza konfirmohet, atëherë presidenti Thaçi, ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.
Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, ku Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitar nga prokuroret e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. dw
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
BE dhe Kosova përplasen për Asociacionin
Kosova feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ç’po ndodh në Kosovë, ambasadat paralajmërojnë stafin të shmangin praninë në qendrat tregtare, ka rrezik për sulm
Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë
Kosovë – Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale
Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]
Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]
Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]
Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]