U hap sot proçesi i Gjykatës
Ndërkombëtare të Hagës ndaj ish kreut të trupave ushtarake serbo-boshnjake Radko Mlladiç, i dënuar në shkallën e parë me burgim të përjetshëm për rolin e tij, veçanërisht në genocidin e Srebenicës. Seancat kanë qënë shtyrë ngaqë Mlladiç ka pësuar një operacion kirurgjik për shkak të një tumori në zorrën e trashë dhe më pas ka qënë i prekur edhe nga Covid-19.
I quajturi “Kasapi i Ballkanit”, ka apeluar dënimin e parë me burgim të përjetshëm për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995),e cila shkaktoi 100 mijë të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur e të pastrehë.
Mlladiç ka të drejtën të flasë 10 minuta në përfundim të seancës gjyqësore, por avokatët e tij kanë paralajmëruar se ai është i sëmurë dhe ka probleme me kujtesën (!!!). Por ai nuk pati asnjë vështirësi të deklarojë se nuk arrin ta ndjekë seancën përmes kufjeve dhe kjo përbëka një rrisk të mohimit të drejtësisë ndaj tij.
Edhe i biri i kriminelit të Ballkanit, Darko Mlladiç, i përmbahet të njejtit version; sipas tij, i ati nuk ka energji për ta ndjekur proçesin.
Nga ana e saj, gjykata nuk mori parasysh kërkesën e të dënuarit dhe të avokatëve të tij.
Krimet e bëra nga Mlladiç dhe seërbët e tij klasifikohen njëzëri si krimet më të shëmtuar të njohur ndonjëherë nga njerëzimi. Masakra e Srebenicës në veçanti, konsiderohet si masakra më çnjerëzore e kryer në truallin europian që pas Luftës së Dytë Botërore. U vranë dhe u masakruan tetë mijë burra dhe djem, me një akt të vetëm dhe u përdhunuan gratë, vajzat dhe motrat e tyre, përveçse u dogjën dhe shkatërruan shtëpitë.
Radko Mlladiç është një ndër liderët kryesorë të proçesuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përveç liderit politik të serboboshnjakëve, Radovan Karaxhiç (i dënuar edhe ai me burgim të përjetshëm) dhe ish presidentit të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç, i cili vdiq nga pushimi i zemrës pa mbyllur ende proçesin.
Përfaqësuesët e viktimave nuk janë lejuar të shkojnë në Hagë për shkak të pandemisë, por kanë mbajtur qëndrimet e tyre përmes shtypit boshnjak dhe intervistave të shumta. Ndërsa heshtje nga pala serbe. E kuptueshme, përderisa Serbinë e drejtojnë ende politikanë të tillë si Ivica Daçiç i cili ka deklaruar hapur se këta mostra të dënuar nga Gykata Ndërkombëtare e Hagës janë, as më pak e as më shumë, por “heronj të popullit serb”.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]