e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

 

Lajmi i ndalimit të Ylli Ndroqit, pronar i televizioneve Ora News dhe Chanel One e të të tjera aktiviteteve si mediatike ashtu edhe komerciale është përcjelle në disa webmedia të huaja, si, fjala vjen, Balkan Insight,  si një akt hakmarrës politik i qeverisë Rama ndaj një emitenti kritik ndaj qeverisë, politikave dhe figurave të saj. Akuza e formuluar ndaj tij është ajo e dyshimtësisë së origjinës së parave të investuara në këto aktivitete, dyshimtësi e lidhur me hipotezën se Ndroqi, personazh jo pa precedentë ndalimi penal, ka zhvilluar në të kaluarën apo zhvillon ende aktivitete ilegalë si tregëtia e drogave, në nivelin kombëtar e ndërkombëtar (Itali e Turqi), etj..  Motiv për të cilin prokurorët që u morën me çështjen kanë vënë nën sekuestrim të gjitha aktivitetet e Ndroqit, midis të cilave, stacionet televizive Ora News dhe Chanel One.

Dyshimet prokurorëve duket se ia ka forcuar observimi i stilit ezuberant të jetesës dhe të aktivitetit të Ndroqit, automobilët prej disa qindra mijëra dollarësh, pronësitë e shumta, numri i madh dhe i pajustifikueshëm, për kushtet e sigurisë në Shqipëri, të bodygardëve, shumica të huaj.

Avokatët mbrojtës të Ndroqit si dhe zëdhënës të aktiviteteve kryesorë të tij spostojnë  vëmendjen e opinionit në faktin se stacionet televizive të Ndroqit, në disa tolk-show të tyre, kanë qënë shumë kritikë ndaj qeverisjes Rama dhe së fundmi edhe ndaj kryebashkiakut socialist të kryeqytetit Erion Veliaj. Për ta, operazioni është thjesht dhe i pastër politik, pasi Ndroqi nuk është prekur, ndaluar apo verifikuar asnjëherë më parë në tetë vitet e qeverisë Rama. Fakti që u ndalua dhe iu sekuestruan aktivitetet dhe pasuritë vetëm pasi rrjetet e tij televizivë filluan të jenë kritikë ndaj qeverisjes së vendit dhe asaj lokale,  është interpretuar si hakmarrje. Stafi i mbrojtjes legale të Ndroqit i jep kështu personazhit të tij një staturë politike që faktikisht nuk e ka.

Nga replikat në rrjetet socialë me kryebashkiakun Veliaj del në pah se Ndroqi paskësh tentuar disa herë të përdorë rikatin politik dhe moral ndaj Veliajt.

Në këtë kontekst, duhet thënë menjëherë se si kryeministri Rama, ashtu edhe kryebashkiaku Veliaj janë shprehur disa herë me terma repulsivë dhe madje denigrues ndaj disa mediave kritike, por pavarësisht kësaj, nëse prokurorët e çështjes dhe gjykata verifikon plotësisht origjinën kriminale të investimeve të Ndroqit, është rasti të thuhet se operacioni merr sens pozitiv evolutiv për mediat shqiptare, të cilat jo rrallëherë janë në pronësi dhe varësi editoriale të disa biznesmenëve e njerëzve joprofesionistë e joprofesionalë, të cilat i përdorin ekranet, rrjetin apo shtypin për interesat e ngushtë të tyre. Ndoshta ky nuk është rasti i Ndroqit, ndoshta është, këtë vetëm gjykata mund ta sentencizojë, por është rasti të thuhet se skena e mediave shqiptare duhet medoemos të pastrohet nga lidhjet e saj me krimin.

 

Më shumë

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Gjykata në Francë pranon procesin: Berisha në gjyq me Blinken

Gjatë takimit të “Foltores” në Kavajë, Sali Berisha njoftoi se një gjykatës i Parisit pranoi kallëzimin e tij për Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken për shpifje.   “Gjykata e Parisit pranoi kallëzimin tim. E ftoj Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken të paraqesë çdo provë, çdo fakt, çdo dokument që ka ndaj meje. Por nuk […]

Nga “Foltorja” e Kavajës, Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë “Foltores” së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.   “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj […]

Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.   Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.   6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjishthshme të 25 prillit, ndërsa sekretari […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara