e mërkurë 20 janar 2021
e mërkurë 20 janar 2021

 

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.

 

Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen masat e distancës dhe to shëndetësore në kuadër të masave që parashikohen ndaj Covid-19”.

 

Njoftohet se kanë përfunduar të gjitha rregullimet e nevojshme për sigurinë, pastërtinë, mbrojtjen dhe shërbimet e tjera të xhamisë ku do të mund të falet namazi 5 herë në ditë.

 

Bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e xhamisë do të zhvillohet në një datë të mëtejshme për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), kurse për shkak të kësaj epidemia është kufizuar pjesëmarrja deri në 9 persona gjatë lutjeve të përditshme.

 

Imami i parë i xhamisë është 49-vjeçari qytetar grek me origjinë marokene, Mohammed Zaki.

 

Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Fetare të Greqisë, George Kalaitzis, në deklaratën e tij tha: “Përpjekjet e gjata që nga viti 2006 të qeverive të njëpasnjëshme në vend kanë përfunduar. Greqia jep një mesazh të qartë mbi demokracinë dhe lirinë e fesë brenda dhe jashtë vendit.” .

 

Kisha ortodokse greke nuk e kishte kundërshtuar projektin, edhe pse kishte shprehur rezervat e saj.

 

Ndërtimi i xhamisë, u sipërmor nga një konsorcium katërsh pas vendimit të marrë nga ana e Parlamentetit të Greqisë në gusht të vitit 2016. Xhamia u ndërtua në një territor në pronësi të Komandës së Forcave Detare në lagjen Votanikos të kryeqytetit.

 

Xhamia, e cila ka një përmasë prej rreth 850 metra katrorë dhe kapacitet prej 350 personash, nuk ka minare.

 

Xhamia, e cila përfshin një kënd lojërash dhe shatërvan në pjesën e oborrit, u ndërtua me një buxhet prej 887 mijë eurosh.

 

Administrata e xhamisë do t’i dorëzohet një bordi administrativ me 7 anëtarë, i përbërë nga dy zyrtarë shtetëror nga Ministritë e Arsimit dhe Financave, dy punonjës të bashkisë, një gjykatës i gjykatës së lartë, si dhe dy përfaqësues të komuniteteve myslimane.

 

Athina nuk ka pasur një xhami zyrtare që kur detyroi forcat pushtuese otomane të largoheshin rreth 200 vjet më parë. Ndërtimi i saj nisi në vitin 2017, por xhamia është ngritur me një arkitekturë të ulët, duke shkaktuar ankesa nga besimtarët.

 

Ajo ka formën e një magazine, është ndërtuar me mure alumini dhe nuk ka minare.

 

“Kam përshtypje të ndryshme për shkak se nga njëra anë kemi një xhami publike, por në anën tjetër duket që është një xhami për qytetarë të dorës së dytë. Sikurse mund të duket, ambienti brenda saj tregon mënyrën si shteti i percepton myslimanët. Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë me një kishë”, tha Anna Stamou, përfaqësuese e Shoqatës Myslimane të Greqisë.

 

 

Më shumë

Vendoset orë policore në Athinë dhe qytete tjera greke

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.   “Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, […]

COVID-19/ Greqia: Pas 16 gushtit, test për udhëtarët, vetëm pika e Kakavijës dhe e Kapshticës janë të hapura

Qeveria greke njoftoi masa të reja kufizuese për të trajtuar shpërthimin e rasteve të koronavirusit në kufijtë e saj me Shqipërinë, të cilat bëhen detyruese pas 16 gushtit.   Sipas deklarimeve të zëdhënësit të qeverisë greke Aristotel Pelonis, të bëra të hënën pas një takimi të komitetit ndërqeveritar për pandeminë, është përcaktuar një regjim […]

Qeveria greke zgjat me 90 ditë lejet e qëndrimit për punëtorët sezonalë

Autoritete greke të Mbrojtjes Civile njoftuan se në këshillim me Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, zgjatën lejet e qëndrimit për 90 ditë për mijëra punëtorë sezonalë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët. Punëtorët kërkohet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente që shoqërohet me një deklaratë të përgjegjësisë së […]

Greqia mbyll kufirin për turistët – S’lejohen jo vetëm shqiptarët, por edhe ata nga BE

Në ditën e parë të lehtësimit të kalimit të kufirit me Greqinë, në Kapshticë situata duket se nuk ka ndryshuar. Të vetmit që mund të kalojnë janë personat që disponojnë leje qëndrimi, nënshtetësi dhe punëtorët sezonale. Për ata që tentojnë të kalojnë kufirin me pasaportë biometrike nuk lejohet kalimi por shqiptarët nuk janë të vetmit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara