e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë diskutimit të buxhetit 2021 për bujqësinë në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se “flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave perimeve, por edhe në eksportin e disa produkteve blegtorale dhe agroindustrisë”.

 

“Kemi hapur tregje të reja eksporti,  në SHBA për djathrat, në Kinë për mjaltin, në Itali për vajin e ullirit dhe Arabi Saudite për eksportin e mishit të gjedhit”- tha Çuçi.

 

Gjithashtu theksoi ministri Çuçi, një treg i ri po hapet edhe për eksportin e verës shqiptare në vendet e Bashkimit Europian.

 

“Sot kemi miratuar një certifikatë të re sipas BE-së për eksportin e verës “Made in Albania” në Europë, ndërsa një sërë zhvillimet që tjera po diskutohen në lidhje me kërkesën e shtuar të tregut të huaj për prodhimet shqiptare”- tha ministri.

 

Lidhur me epërsinë e eksporteve bujqësore në vendet e Rajonit, Çuçi theksoi se, “kemi unifikuar certifikatën fitosanitare me Kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut. Jemi në negociata me Serbinë, për të pasur një certifikatë të përbashkët për eksportin e produktit bujqësor që lehtëson procedurat për shkëmbimet tregtare bujqësore”, raporton rtsh.

 

Në kuadër të minishengenit besoj se këto nisma do të zgjerohen edhe me vende të tjera të Rajonit, duke nxitur e mbështetur më tej eksportet bujqësore shqiptare në tregjet e huaja.

 

Sipas tij, sektori i bujqësisë mbetet sektori më vital i ekonomisë shqiptare, që ndikon pozitivisht në ekonominë tonë.

 

“Rritje në shifra dyshifrore e eksporteve bujqësore shqiptare është dëshmi e politikave të drejta që ka ndjekur qeveria edhe në kushtet e pandemisë, duke bërë si asnjë herë më parë mbështetjen e duhur për fermerin, bujqësinë, agroindustrinë dhe sektorin rural në tërësi”- tha Çuçi.

Më shumë

Hapen tregje të reja në SHBA, Kinë, Itali dhe Arabi Saudite

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë diskutimit të buxhetit 2021 për bujqësinë në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se “flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave perimeve, por edhe në eksportin e disa produkteve blegtorale dhe agroindustrisë”.   “Kemi hapur tregje të reja […]

Biznesi i vogël dhe i mesëm: Duhet një paketë e tretë financiare nga qeveria

Biznesi i vogël dhe ai i mesëm në vend kërkojnë një paketë të tretë ndihme financiare nga qeveria. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve Albert Nasto deklaroi se dëmet që shkaktoi mbyllja e vendit për shkak të pandemisë dhe më pas rinisja e punës nën protokollet e sigurisë, kanë bërë që biznesi i vogël […]

9300 biznese s’do paguajnë tatim fitim/ Zero TVSH për 46 mijë biznese me xhiro deri në 10 milionë lekë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese të vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare.   Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e […]

Eksportet e peshkut u rritën në rreth 8 mijë tonë, kapin vlerën 50 milionë euro në 6-mujorin e parë të vitit

Harta e eksportit të peshkut nga Shqipëria është zgjeruar në 11 shtete të ndryshme, vitet e fundit duke shënuar rritje të ekporteve në volum dhe vlerë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u shpreh se trendin e rritjes pozitive të këtij sektori e dëshmojnë më së miri shifrat që flasin vetë. “Edhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara