e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët.

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi heqjen e masave kufizuese në të ashtuquajturat zona të gjelbërta dhe, heqjen e autorizimeve për individët dhe makinave private edhe për zonat e kuqe.

 

Deri më sot vendi shënon vetëm 5 zona të kuqe në të cilat fasha e orareve të lëvizjes zgjerohet deri në orën 21:00 edhe për ushtrimin e kativiteteve të biznesit. Në këto zona nuk ka hyrje dalje me qytetet e tjerë.

 

“Për javën në vazhdim, bazuar në fazat e strategjisë së rihapjes dhe vlerësimin e situatës aktuale epidemiologjike:

 

FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

 

HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

 

FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

 

HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA

 

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVE NË ZONAT E KUQE

 

Kujdes! Me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

 

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht!

 

*Masa 14 ditore për të vetëizoluarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal!”, thuhet në njoftim.

 

 

18 maj 2020

 

 

Më shumë

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime […]

Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Afërdita Suka do të jetë deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin. E zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati.   Është e pamundur të mos i rrekesh hedhjes në letër të ekzaltimit shpirtëror, teksa e kupton se një shqiptare e re, intelektuale e mirëfilltë, një nënë e bashkëshorte e devotshme dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara