Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

Ministrisa e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), zhvillua Takimin e Parë të Grupit të Koordinimit për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.

Përveç drejtuesve të lartë të MASR, në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të UNICEF, të cilët do të mbështesin ministrinë duke koordinuar me ekspertizën e tyre gjithë punën për hartimin e kësaj strategjie.

Pas prezantimit të planit të punës, metodologjisë dhe formatit të strukturave drejtuese, fokus i kësaj mbledhjeje ishin përcaktimi i prioriteteve strategjike dhe sfidave sektoriale, si dhe diskutimi mbi harmonizimin e masave që nevojiten të ndërmerren në kuadër të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare te Arsimit 2021-2026.

Procesi i hartimit të strategjisë do të jetë gjithëpërfshirës, ku do të marrin pjesë zyrtarë të institucioneve publike, grupeve të interesit, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit akademik.

 

Më shumë

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar

Sot, më 18 maj 2021, në orën 12.00, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Ministrja e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, Evis Kushi, Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, dhe Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nënshkruan Marrëveshjen e re të Mirëkuptimit mbi Programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të […]

Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis […]

RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar […]

Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.   Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara