e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, filozof dhe dijetar në fusha të ndryshme të shkencës, si astronomi, matematikë, psikologji etj. Lindi në fshatin Mina të Çamërisë (Sarandë), ku mori mësimet e para. Vijoi shkollimin në një nga medresetë më të njohura të Stambollit. U caktua rektori i parë i Universitetit të porsahapur të Stambolli (1870), ku dha leksione fizike, astronomie dhe psikologjie. Tahsini shkruajti të parin traktat psikologjie në osmanisht të titulluar Psikologjia ose Shkenca e Shpirtit, një vepër e frymëzuar nga modernizmi. Shkruajti gjithashtu të parin libër për astronominë moderne, duke qenë edhe libri i parë i shkencës popullore në osmanisht.

 

Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar).

 

Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që ishin në kundërshtim me qëndrimin e autoriteteve shtetërore e fetare të kohës, ra në sy; ai u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzu nga Universiteti.

 

Hasan Tahsini qe një ndër veprimtarët më aktiv të Rilindjes Kombëtare. Qysh në vitin ’60, në bashkëpunim dhe me atdhetarë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhin, Sami Frashërin,  filloi të mendojë dhe të veprojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis Shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe.

 

Hasan Tahsini u përndoq e u burgos për veprinë e tij atdhetare nga fanatikët e njerëzit me mendime prapanike, por ai nuk u largua nga bindjet shkencore dhe nga rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe për afirmimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve.

 

Më shumë

6 motrat e Mbreti Zog: Të parat që veshën bikini europiane

A e dini se Mbreti Zog kishte 6 motra? Ato ishin Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Në një Shqipëri që po përpiqej të ikte nga orienti e të shkonte drejt oksidentit, ato qenë të parat që dolën në plazh me kostume banje europiane. Po fati në dashuri dhe jetën bashkëshortore nuk […]

Hasan Prishtina – Ideologu i shtetit shqiptar

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më […]

Marko Boçari  (1788 – 1823) – Heroi i shqetësimeve atdhetare e kulturore. Hartuesi i fjalorit të parë greqisht-shqip

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një […]

Theodhor Kavalioti (1718-1797) – Mendimtar dhe filozof iluminist

Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara