Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

Pas refuzimit të kërkesës për raportim sot në Kuvend, presidenti i vendit Hashim Thaçi mbajti një konferencë për mediat për të informuar lidhur me vizitën në SHBA, ku është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Thaçi e vlerësoi takimin në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë si shumë të rëndësishme, pasi sipas tij tregon rikthimin e interesit të SHBA lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky është një takim i rëndësishëm për disa arsye. Takimi shënon kthimin e SHBA në kërkimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ne këtu në Kosovë kemi kërkuar prezencën amerikane për këtë proces. E dyta, takimi shënon gatishmërinë për të vijuar me dialogun pas një periudhe stanjacioni. Takimi i Uashingtonit e bën më të afërt mundësinë e arritjes së marrëveshjes”, – tha presidenti.

Z. Thaçi këmbënguli se vonesat për arritjen e marrëveshjes finale nuk është në interesin e vendit.

“Vonesa nuk është në interesin tonë. Vetëm unikԯ e të bashkuar do të dalim faqebardhë, sepse kemi presidentin Trump që ka shtuar vëmendjen për Kosovën, kemi Grenell që po shtyn përpara dialogun dhe po angazhohet për marrëveshjen përfundimtare. Ky është momentumi i ri që duhet ta shfrytëzojmë. Humbja e këtij momentumi nënkupton çmim. Cili është çmimi? Vonesa, zhvillimi ekonomik. Por në të njëjtën kohë dua të jem i hapur, vendi ynë, pavarësia jonë nuk ka vetëm miq, por edhe kundërshtarë”,  -tha ai.

Për më tepër, presidenti Thaçi bëri thirrje për unitet për çështjen e dialogut.

“Në pyetje është e ardhmja e Kosovës, andaj nuk duhet të ketë dallime. E duam që Kosova të jetë në NATO, këtë e kemi obligim të gjithë. Unë kam qenë gjithherë i gatshëm të punoj me të gjithë, edhe kur kam qenë në opozitë, kam marrë pjesë në bisedime në Vjenë. Kam përfshirë opozitën në dialog. Edhe sot bëj ftesë për unitet dhe për bashkërendim të hapave tonë. E kemi rastin më të mirë tash, jo nesër, e kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump, vëmendjen e plotë të emëruarit Grenell, kemi mundësinë për të përmbyllur konfliktin ë luftës, dhe të hapim kapitullin e prosperitetit”, tha ai.

Thaçi shprehu bindjen se njohja reciproke do të ndodhë dhe çdo marrëveshje do të jetë në bazë të Kushtetutës.

Pas kthimit nga SHBA, z. Thaçi kishte bërë kërkesë që të raportonte në një seancë të veçantë lidhur me vizitën në SHBA. Por, kjo ishte refuzuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se kërkesa e presidentit do të shqyrtohet vetëm pas datës 9 marsit, me arsyetimin se deri në atë kohë Kuvendi është i angazhuar. euronewsalbania

 

Konferencë për media pas kthimit nga SHBA-ja (Drejtpërdrejt)

Konferencë për media pas kthimit nga SHBA-ja (Drejtpërdrejt)

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, 4 March 2020

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara