e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se nga analiza e ujit të pijshëm në Deçan, “janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.

 

“Në mostrat e ujit të marra më datë 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

Një zhvillim i tillë vjen pasi analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike rezultuan fillimisht në kufijtë e lejuar. Analizat treguan se nuk kishte mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve.

 

Ndërkohë ekipet e IKShPK vazhdojnë punën në terren për të gjetur shkakun e shpërthimit epidemik.

 

Autoritetet thonë se situata epidemiologjike është në kontroll të vazhduar, nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të rezultojë me rekomandime të reja.

 

IKShPK ka rekomanduar që kompania publike e ujësjellësit të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore dhe të kryejë kontrollin e pusetave të ujit.

 

Nga ana tjetër është rekomanduar që Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike.

 

Flet për A2 CNN, dëshmitari në Deçan, që kallëzoi dy serbët për dyshimin se kanë kontaminuar ujin e pijshëm, duke helmuar mijëra persona. Ai thotë se ata kishin ardhur duke kërkuar për koordinata konkrete.

 

“Kam qenë ulur në sallë aty, kur kanë zbritur ata prej makine, me targa të Novisadit të Serbisë, me kuzhinierin kam qenë ulur kur ata kanë ardhur si gangsterë dhe hynë brenda. Mua më lindi dyshimi që këta nuk janë si duhet. Duke biseduar me ta, ata kërkonin për rrugë. Në gjuhën serbe aq sa dija u zhvillua biseda, dyshova për ta, shkuan ata dhe pasi shkuan, të nesërmen erdhi policia në lokalin tim. Njoftova rastin dhe iu tregova, i hapa kamerat. Dyshova edhe unë vetë për ta”, thotë ai.

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara