e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

 

Përfaqësues dhe mjekë të repartit të epidemiologjisë në qytetin e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme pasi nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar të qeverisë për mjekët e vijës së parë në përballjen me Covid-19.

 

Ata kërkojnë që qeveria të mbajë premtimin për shpërblimin por edhe pagesën për punën e kryer të shtunave dhe të dielave, ditë për të cilat kanë punuar gjatë 3 muajve të fundit.

 

Kryetari i Konfederatës së mjekëve në qytetin e Durrësit, Zija Alhysa  tha për ABC News se urdhrat e ministres dhe të qeverisë nuk zbatohen për më tepër nga ana e drejtuesve të drejtorisë së Spitalit të Durrësit ka përgjigje me arrogancë dhe nuk ka transparencë.

 

“Kemi urdhrin e ministres dhe të qeverisë të cilat nuk zbatohen fare. Deri tan i asnjë person nuk ka marrë asnjë shpërblim të premtuar. Kemi bërë nga 60 orë në javë dhe asgjë s’kemi marrë. Ky është muaji i tretë që punojmë në këtë situatë, dhe kanë marrë vetëm miqtë e drejtoreshës. Ne kishim lajmëruar për protestë por personeli ka frikë dhe kanë presion se i pushojnë nga puna. Edhe shefi i epidemiologjisë nuk ka dalë këtu se i bëjnë presion. Ne kemi lënë afat për 3 ditë që të na japin përgjigje dhe më pas do ndërpresim punën, nuk kemi ku shkojmë tjetër”, tha Alhysa.

 

Duket sikur qeveria e ka alokuar fondin por po keqmenaxhohet nga institucionet. Duke akuzuar drejtoreshën e spitalit znj. Aurora Hyka, Alhysa tha se është ç’organizuar puna.

 

“Kemi kërkuar transparencë dhe na janë përgjigjur me arrogancë dhe mospërfillje. Unë e di detyrën time, kur ka situatë epidemie dhe vatra infeksioni duhet të jemi në krye edhe pa qenë drejtoresha fare por drejtoresha e ka ç’organizuar punën” deklaroi ai.

 

 

*Foto ilustruese nga ceremonia e zhvilluar nga kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe deputetes Dr.Klodiana Spahiu në spitalin e Durrësit, në ditën e Infermierit 12 Maj 2020.

 

Më shumë

“Pacienti zero” i COVID-19 në SHBA mund të jetë prekur në prill të vitit 2019

Tani gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një sfidë e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Matematikanët kanë filluar të përdorin metodat e analizës në bazë të të dhënave të mëdha për të gjetur “pacientin zero”.   Të mërkurën, platforma e parapublikimit të artikujve shkencorë e Akademisë së Shkencave të Kinës (ChinaXiv) publikoi […]

Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e pesshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal […]

Qendrat shëndetsore në plazhe, në Velipojë e Theth 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në një muaj

Prej 1 jave në spitalin e Shkodrës nuk është paraqitur asnjë qytetar me simptoma të dyshuara për covid! Për bluzat e bardha ky është një lajm i mirë. Por nuk po ndodh e njejta gjë me virozat e stinës! Kryesisht me simptoma gastro-intensinale apo edhe probleme kardiake, rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore […]

Shefi i OBSH-së: E përjashtuam para kohe teorinë se koronavirusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë së COVID-19-s dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga një laborator. Ai tha të enjten se i ka kërkuar autoriteteve kineze të jetë më transparente ndërsa shkencëtarët po kërkojnë të gjejnë origjinën e koronavirusit. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara