Më 07 Tetor 1942 Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës.
Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda.
Pas disa orë luftimesh ranë Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini. Kundër Vojo Kushit armiku hodhi në sulm tanket, të cilët rrëzuan murin e shtëpisë ku ai luftonte.
Vojo Kushi u hodh mbi njërin prej tyre, me qëllim që të hapte kapakun e çeliktë dhe të asgjësonte tankistin, por u godit për vdekje nga tanku tjetër.
Emrin e Vojo Kushit e mbajnë sot rrugë, lagje, shkolla, institucione sportive etj. Në një shesh të Tiranës gjendet busti i tij.
Vojo Kushi
Lindi në Shkodër në vitin 1918. U rrit nën kujdesin e dajove mbasi prindërit e lanë herët. Vojua ndoqi mësimet në gjimnazin e Shkodrës. Ishte shok i ngushtë i Hajdar Dushit dhe Emin Durakut. Mbasi mbaroi gjimnazin vazhdoi studimet jashtë shtetit në një akademi ushtarake. Vojo Kushi u shqua si njeri i guximshëm dhe njeri i aksioneve. U thirr në Tiranë dhe u ngarkua me detyrën e komandantit të njësiteve guerile në mbarë Shqipërinë. U shqua si organizator i njësiteve guerile dhe mori pjesë vetë edhe ai në aksione të ndryshme. Ishte i fuqishëm dhe sportist i dalluar. Vojua bashkë me heronjtë Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini, më 7 tetor të vitit 1942, u rrethuan te një shtëpi në Kodrën e Kuqe në qytetin e Tiranës dhe bashkarisht me shokë shkroi Epopenë e Kodrës së Kuqe.
Sadik Stavaleci
Lindi në Gjakovë në vitin 1915. Mbaroi ShkOllën Teknike në Tiranë.
Ai zhvilloi veprimtari kundër regjimit zogist dhe në vitin 1939 u dënua. Do të vepronte në fillim në Shkodër dhe më vonë thirret në Tiranë në njësitet guerile të kryeqytetit.
Do të shquhej në plotësimin e detyrave luftarake. Më 7 tetor 1942 rrethohet dhe bie heroikisht sëbashku me Vojo Kushin e Xhoxhi Martinin, në një luftim të pabarabartë me fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Xhoxhi Martini
Lindi në Tiranë, në vitin 1921. Familja e tij ishte e lidhur me luftën. Ai mori pjesë në demonstratat e zhvilluara në Tiranë. Përherë i gatshëm për të plotësuar detyrat që i ngarkoheshin, pjesëmarrës në disa aksione që u kryen në Tiranë. Më 7 tetor, Xhoxhi Martini, bashkë me shokët e tij bënë qëndresën heroike dhe legjendare, duke e shndërruar Kodrën e Kuqe në një kështjellë të heroizmit atdhetar. Vojua, Sadiku dhe Xhoxhi në ato çaste u vunë përballë kullave të çelikta qëndresën e zemrave të tyre, zemra që u përballën me përbindëshin e hekurt.
Ismail Kadare: Ky vend bëhet!
‘Bejkë e bardhë’: Ndahet nga jeta Lefter Çipa, autori i mbi njëmijë këngëve të polifonisë shqiptare
118-vjetori i vdekjes së figurës së shquar patriotike Papa Kristo Negovani
Nikolla Naço (1843-1913)
141-vjetori i vdekjes së patriotit e ideologut së Rilindjes Kombëtare Zef Jubani
85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare
Sot mbushen 7 vjet nga ndarja e nga jeta e Usta Laver Bariut. Ustai Laveri ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare në klarinetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pëveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, ai mund […]
16 janar 2020- Xhevdet Ferri Aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas ishte diagnostikuar me kancer. Aktori me shumë role kryesore lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet […]
Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899, Jeta dhe vepra e tij është gjerësisht e njohur. Sidoqoftë, ca pjesë të punës së tij nuk janë të ditura për publikun e gjerë. Më 15 korrik 1939 revista letrare e Athinës, “Nea Estia” (Vatra e Re), botonte në […]
Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famulltar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua Vikar i përgjithshëm i […]