Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit.
Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosa, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian.
Lumi Vjosa konsiderohet si një nga lumenjtë egër i fundit i Europës që nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike, dhe ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës.
Fuqia e instalimit të hidrocentralit të Kalivaçit është 111 megavat, ku parashikohet një prodhim vjetor energjie prej 366 gigavat/orë me një vlerë investimi 125 milionë Euro.
Kontarata koncesionare iu dha fillimisht në vitin 1997 kompanisë Hydro SRL, por qeveria e prishi kontratën në 2017 pasi nuk arriti të kryente punimet në afat.
Pas një tenderi të dytë, të drejtën për ndërtimin e HEC-it e morën turqit e Ayen Enerji me kompaninë vendase Fusha, raporton tvklan.
Një tjetër projekt për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë lum është edhe ai i Poçemit, çështje që vijon betejën ligjore në gjykatë.
Saharaja mbulohet nga dëbora
“Filomena” vjen në Ballkan: E gjithë Shqipëria, e ngrirë në fundjavë
Përmbytjet – 1 mijë e 800 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër
Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit
Filluan përmbytjet – FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve
Moti i keq, situata në akset kombëtare
Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e Nartës. Mëngjezin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri gjuetie. Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë. Dy […]
Ulja e ndjeshme e temperaturave është shoqëruar gjatë mbrëmjes së të shtunës me reshje bore. Reshjet kanë përfshirë lartësitë mbi një mijë metër mbi nivelin e detit dhe kanë vazhduar për disa orë me intensitet të dobët. Në Dardhë trashësia e borës ka qenë dy centimetra dhe gjatë orëve të mëngjesit ka pasur […]
Kamerat e vendosura nga shkencëtarët kanë filmuar pamjet spektakolare të aktivizimit të vullkanit Stromboli, në Itali. Në video, shihet shpërthimi i fuqishëm i vullkanit “të fjetur” që ngre në qiell një re të madhe tymi dhe hiri vullkanik. Kamerat janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili monitoron aktivitetin vullkanik, në […]
Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit. Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosa, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të […]