“Nisma e Luleve” dhe Spiranca Diving Center vazhduan me aksionin e 11 për pastrimin e tabanit të Detit Jon në Gjirin e Sarandës.
U nxorrën 110 goma duke e çuar numrin total në 1010 goma të pastruara.
Ekipit iu bashkua dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim.
Ambasadorja në fjalën e saj ndër të tjera u shpreh se: “… dhe jam vërtetë shumë e kënaqur që ky grup personash të cilët përfaqësojnë shqiptarët e zakonshëm, shqiptarët të cilët bëjnë punë të ndryshme, vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit, konstatuan të njëjtin problem, nuk kanë vendosur thjeshtë të ankohen por vendosën që të ndërmarrin veprime konkrete. Për këtë e kam fjalën kur them që ka të bëjë me dinjitetin, demokracinë dhe me aktivizmin qytetar…
Së fundi mendoj se kjo është mirë për biznesin, sepse kur ti pastron njerëzit do duan të vijnë në Shqipëri, do duan të kthehen në Sarandë. Kështu që sa herë pastroni në këtë mënyrë, sa herë qytetarët bashkojnë forcat nuk është thjesht të bësh diçka që është e mirë, por është të jesh i mençur…Shpresoj që sa më shumë njerëz të angazhohen, shpresoj që të mos e harroni edhe një herë se ju e keni fuqinë, gjithashtu dhe përgjegjësinë, nëse shikoni një problem ndreqeni atë…”
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]