Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Bizneset të cilat kapen për moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë, nuk do t’i mbyllet aktiviteti për 30 ditë nëse ata paguajnë brenda këtij afati gjobën e vendosur.

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend projektligjin, i cili sjell një masë lehtësuese për ndërmarrjet private duke lehtësuar penalitetet që vendosen ndaj shkeljeve tatimore.

Nisma ka si synim që puna e kompanive private të mos bllokohet duke shkaktuar më tej dëme në biznesin e tyre dhe humbje të vendeve të punës, pas krizës që krijoi periudha e karantinimit gjatë pandemisë.

Njëkohësisht me këtë nisëm, nga janari i vitit të ardhshëm për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë zerohet tatimi mbi fitimin dhe ata me xhiro 10 milion lekë në vit nuk do të kenë përgjegjësi tatimore me TVSH.

Një vit më parë qeveria ashpërsoi masat për mos lëshimin e kuponit tatimor. Përveç penalitetit 50 mijë lekë për Moslëshim të kuponit për herë të dytë, mbyllej për 30 ditë aktiviteti, ndërsa u propozua dyfishimi i gjobave.

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara