e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

15 historianë, arkeologë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova, kanë nisur punën për hartimin e projektit “Historia e Shqiptarëve”. Ai ka në qendër rishikimin dhe botimin e dy vëllimeve historike, për periudhën nga mesjeta deri në Pavarësinë e Kosovës. Projekti do të drejtohet nga akademiku Pëllumb Xhufi dhe profesor Neritan Ceka.

“Ky tekst është sintetik, që përfshin të gjitha periudhat që nga antikiteti deri në vitin 1990. Synimi është që të bëhet një sintezë e plotë e të gjitha tezave të historianëve shqiptarë dhe të huaj” tha mes të tjerave Drejtori i Institutit të Historisë në Shqipëri, historiani Prof.Beqir Meta.

Projekti “Historia e shqiptarëve” ideuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë pritet që të përfundojë në vitin 2023.

Në shkurt të këtij viti u njoftua se Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike në Akademinë e Shkencave do të organizojë, drejtojë dhe realizojë punën në hartimin e tre projekteve madhore në albanologji, ku një ndër to ishte edhe “Historia e shqiptarëve”. Për këtë qëllim pranë Akademisë së Shkencave u ngrit Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE). Në fokus të punës së saj janë projektet: Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i Madh i Shqipes, Historia e Shqiptarëve si dhe Historia e Letërsisë Shqipe.

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara