e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Duke shpjeguar hartën e ndarjes së kufijve të Shqipërisë pas Luftës së Parë Ballkanike, drejtori i muzeut etnografik në Lezhë, Paulin Zefi, ka treguar se si u zmadhua sipërfaqja e Serbisë dhe Greqisë, ndërsa ajo e Shqipërisë, u zvogëlua. Historiani tha se Shqipëria ka humbur me ndarjen e kufijve rreth 69% të sipërfaqes së saj.

 

Paulin Zefi: Në vitin 1862 territori i parë që ne kemi humbur është Vranina që u fitua nga Mali i Zi. Nëse shohim sot hartën në total sipërfaqja e banuar me shumicë shqiptare ka qenë 91400 km katrorë me 2 milionë e 450 mijë banorë në vitin 1878.

 

Ne sot kemi 28748 km katrorë dhe duhet të llogarisim që Mali i Zi aso kohe ka qenë një shtet shumë i vogël me 4405 km katrorë. Tani kemi një Mal të Zi 13800 km katrorë. Pjesa më e madhe e këtij territori është zgjeruar në Hercegovinë në pjesën veriore dhe në pjesën jugore e lindore të territorit shqiptar.

 

Nëse llogarisim territorin serb nga Pashalliku i Beogradit dhe Principata e Serbisë, më vonë Mbretëria e Serbisë, në total ka qenë 37500 km katrorë. Sot kemi një Serbi me sipërfaqe 88361 km katror, por normalisht humbi Kosovën.

 

Greqia në vitin në vitin 1878 para Luftës së Parë Ballkanike ka pasur një sipërfaqe prej 4750 km katror, sot kemi një Greqi me 132000 km katror, pra Shqipëria është gjithsej nga 91400 km katror ne jemi sot 28748 km katror. Kemi humbur 69% të sipërfaqes.

 

Më shumë

Censi i Popullsisë dhe Banesave shtyhet prej COVID-19, INSTAT: Ja plani për 2020

Insituti i Statistikave pritej që këtë vit të kishte një nga “sipërmarrjet” më të rëndësishme siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave por situata me koronavirusin e ka lënë pezull këtë aktivitet. Në raportin vjetor të insitucionit INSTAT vlerëson se së pari ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit e vitit të shkuar dhe tashmë […]

Konsultim Publik për draft ligjin Cens 2020

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censin e ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2020. Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme […]

Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020

Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë u hartua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Evopian për Barazinë Gjinore (EIGE) me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, brenda kuadrit të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara