Qeveria hollandeze është pozicionuar zyrtarisht kundër Shqipërisë për sa i përket hapjes së negociatave, duke mos miratuar mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare në muajin Dhjetor.
Në letrën që qeveria hollandeze i ka dërguar parlamentit hidhet poshtë vendimi i Komisionit Europian në të cilin thuhet se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet. Sipas qeverisë hoandeze ky vendim është i parakohshëm dhe Shqipëria për të marrë dritën jeshile, duhet të bëjë akoma më shumë punë në dialogun ndërpolitik mes palëve dhe reformën zgjedhore.
Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonisë së Veriut i jepet drita jeshile për Konferencën ndërqeveritare në Dhjetor. Për sa i përket Shqipërisë, e kuqja do të jetë e ndezur deri në momentin qe kushtet e cekura në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 të jenë përmbushur bindshëm.
“Komisioni arrin në përfundimin se, pavarësisht nga ky rezultat pozitiv, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht në fushën e reformave zgjedhore dhe zbatimin e tyre. Qeveria hollandeze ndahet nga analiza e Komisionit Europian se Shqipëria ka treguar përparim në fusha të ndryshme, por përfundimi i Komisionit se pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur është i parakohshëm.
Pikë kyce për diplomacinë hollandeze mbetet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ligji antishpifje për të cilin sipas Stef Blook, kryeministri Edi Rama është zotuar që do të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Qeveria ndan vlerësimin e Komisionit se ende nuk ka kuorum për Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet bërë përparim i mëtejshëm në rishikimin e ligjit për media bazuar në mendimin e Komisionit të Venecias. Në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një problem serioz që Komisioni paraqet. Pavarësisht emërimit të disa jo-magjistratëve, Gjykata e Lartë gjithashtu nuk është ende në gjendje të shqyrtojë të gjitha çështjet.
Janë ndërmarrë hapa kryesorë, veçanërisht në fushën e shqyrtimit të gjyqtarëve të lartë dhe prokurorëve, por kjo nuk po çon ende mjaftueshëm në dënime aktuale të gjyqtarëve të akuzuar për veprimtari kriminale gjatë shqyrtimit. Korrupsioni mbetet një problem i madh dhe i përhapur që do të vazhdojë të kërkojë vëmendje në vitet që vijnë”, thuhet në raportin që mban nënshkrimin e ministrit të jashtëm Stef Blok.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]