e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

 

Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria. Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, raportojnë mediet holandeze. Ata theksojnë se procedura e re e pranimit është “thelbësore”, ndërsa deklarojnë se një arsye për të rënë dakord për këtë është ndërhyrja kineze dhe ruse në Ballkan.

 

Pas këtij qëndrimi pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria dhe Italia, duket se Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues, që do të pasojë konferencën e parë ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet brenda këtij viti.

Më shumë

Ambasadori Reeker në Tiranë, takim me kryeministrin dhe kreun e PD, por jo me presidentin

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai pati dhe një drekë pune […]

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.   Shkak është bërë veto-ja e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria. Këtë herë të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe […]

Negociatat – Soreca: Hera e parë që të gjithë janë pro Shqipërisë, shansi tjetër në tetor

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca në intervistën e tij për Euronews Albania, shprehet se ndarja e rrugëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk duket të jetë një opsion, të paktën i afërt.   “Të […]

Holanda thotë “PO”, ndez dritën jeshile për çeljen e neociatave për Shqipërinë

Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.   Ndryshe nga dy vite […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara