e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin merr së shpejti një post të rëndësishëm në Uashington. Grenell është po ashtu i ngarkuar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti amerikan, Donald Trumpi vlerëson besnikërinë. Nga kjo përfiton edhe Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin, përkrahës i flaktë i presidentit amerikan. Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë- Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan në twitter. “Rick e ka prezantuar vendin tonë shumë mirë dhe gëzohem që do të jetë punoj me të.”

Grenell zëvendëson në këtë post, Joseph Meguire. Grenell, anëtar i partisë republikane konsiderohet edhe mbështetës pa rezerva i presidentit Trump, dhe gjithmonë e përmend lidhjen e mirë që ka në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës si ambasador në Gjermani, Grenell zuri kryetitujt e gazetave gjermane me deklarata polarizuese dhe kritikë të ashpër për politikën gjermane, gjë që është e pazakontë për një diplomat.Drejtori i shërbimeve sekrete, DNI, të cilën do ta marrë Grenell ka si detyrë të koordinojë punën e shërbimeve sekrete.

Vitin e kaluar, Grenell u emërua nga presidenti Trump si i dërguar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Së fundmi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (14-16.02)me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq. dw

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara