e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Janë 20 stenda me rreth 150 dokumente dhe foto të marra nga Arkivi Qendror Shqiptar dhe u vendosën zonën e Pazarit të ri në Tiranë. Është historia e hebrenjve në Shqipëri të viteve 1933 – 1944!

 

Elsa Saka, drejtore e evidencës qendrore në Arkivë, tregon se qëllimi i kësaj ekspozite është sjellja në vëmendje e një pjesë të historisë së familjeve hebreje që kanë gjetur strehim tek ne.

 

Është një kapitull shumë i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve që vjen përmes dokumenteve dhe fotografive që ruhen në fondin e AQSH-së.

 

Ekspozita së pari është çelur në Paris në vitin 2008. Në Tiranë rivjen në përkujtim të atyre hebrenjve që u shuan në Aushvic.

 

Sokol Mirakaj, nip i ministrit të brendshëm Kol Bib Mirakaj, tregon për sfidat e hasura në pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë.

 

Kjo ekspozitë pret vizitë deri më 7 Maj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara