e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Zhvillimi i mjekësisë popullore kineze dhe industria e produkteve të pelinit gjithnjë e më shumë po krijojnë një bazë të rëndësishme për të përballuar sëmundje të ndryshme dhe epidemi si në rastin e Covid 19.

 

Në Tempullin e Shenjtë Mjekësor “Yi Sheng Ci” dhe Kompaninë e Produkteve të Pelinit “Yaoyibao” të Nanyang-ut, Presidenti kinez  Xi Jinping-u tha se, për mijëra vjet në të kaluarën, kombi kinez është mbështetur në mjekësinë kineze për të trajtuar sëmundjet dhe për të shpëtuar njerëzit.

“Sidomos pasi kemi luftuar kundër epidemisë së COVID-19, SARS-it dhe sëmundjeve të tjera të rënda infektive, ne kemi një kuptim më të thellë për rolin e mjekësisë tradicionale kineze. Duhet ta zhvillojmë mjekësinë tradicionale kineze, të përqendrohemi në interpretimin e parimeve të saj me shkencën moderne dhe të ndjekim rrugën e integrimit të mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore,” vuri në dukje Xi.

Zhang Zhongjing, një shkencëtar i mjekësisë në dinastinë Han Lindore, krijoi sistemin teorik dhe sistemin klinik të mjekësisë tradicionale kineze .Vepra e tij e famshme “Traktat mbi sëmundjet e etheve dhe sëmundje të tjera” është një nga katër veprat klasike të mjekësisë tradicionale kineze. Valesa “Qingfei Paidu”, që luajti një rol të madh gjatë epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri, rrjedh nga katër recetat themelore të “Traktatit mbi sëmundjet e etheve dhe sëmundje të tjera”.

Pelini, një bimë mjekësore tradicionale kineze, ka efekte mjekësore të tilla si ngrohja e meridianeve dhe heqja e lagështirës. Ai përdoret shpesh në mjekësinë tradicionale kineze për të trajtuar pacientët.

Kompania e Produkteve të Pelinit “Yaoyibao” që vizitoi Xi Jinping këtë herë, është një ndërmarrje e angazhuar në prodhimin, zhvillimin dhe shitjen e pelinit mjekësor kinez, me më shumë se 100 lloje produktesh dhe një vlerë prodhimi prej më shumë se 80 milionë juanësh vitin e kaluar. Kjo ndërmarrje është gjithashtu një bazë vendore punësimi për zbutjen e varfërisë.

Në vitet e fundit, ajo ka punësuar më shumë se 200 punonjës nga familje me të ardhura të ulëta, persona me aftësi të kufizuar ose punëtorë të larguar nga puna, ndërsa ka ndihmuar edhe më shumë se 3 000 fshatarë të zonave përreth të gjejnë punë pranë shtëpive të tyre.

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara