e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Gjyqet ndërkombëtare janë bërë një barrë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre muajt e fundit janë humbur 14.4 milionë euro.

 

Në datën 1 tetor qeveria shqiptare ka humbur në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut një padi me vlerë rreth 12 milionë euro.

 

Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga Avokatura e Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga të cilat bëhet e ditur gjithashtu se totali i këtyre vendimeve ka shkuar në plot 32 milionë euro.

 

Peshën më të madhe të këtyre gjyqeve të humbura nga pala shqiptare janë ato që lidhen me procesin e kompensimit të pronave.

 

Konkretisht dy çështjet e fundit, “Beshiri kundër Shqipërisë“ dhe Gjergo dhe Babicenko kundër Shqipërisë“ janë padi që ishin bërë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut për sa i përket trajtimit të pronës por këto dy gjyqe pala shqiptare i ka humbur dhe do të duhet të paguaj një shumë prej 14.4 milionë eurosh, dhe janë vendime që janë dhënë tre muajt e fundit, raporton euronews.

 

Por, pavarësisht humbjeve që shteti shqiptar po pëson në mënyrë të vazhdueshme në këtë gjykatë, në këtë mes ka edhe një fitore që është lënia në fuqi e çmimit me të cilën qeveria parashikon kompensimin e ish-pronarëve.

 

 

Më shumë

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

118-vjetori i vdekjes së figurës së shquar patriotike Papa Kristo Negovani

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë. Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dosjen Nr. 64: “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjen Nr. 64, “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”.   “Të gjithë udhëheqësit u ndryshuan në vendet e Lindjes. Edhe te ne, sa të mbarojnë problemet e filluara në Lindje dhe do të ndryshojë, se Themeluesit të Partisë, njeriut që hante njerëz, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara