e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Europian që po merr vaksina të prodhuara në Rusi, Sputnik V.

 

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, Hungaria ka vendosur të ecë përpara me planet e saj për të blerë grupin e parë të vaksinës kundër COVID-19 të Rusisë, njofton Klan Kosova.

 

Kohët e fundit, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto njoftoi se 10 dozat e para të Sputnik V kanë mbërritur tashmë në Hungari dhe testet laboratorike do të fillojnë, përpara provave të mundshme klinike dhe miratimit për përdorim masiv.

 

Më vonë, Ministria Ruse e Industrisë dhe Tregtisë tha se nëse gjithçka shkon mirë, të dy kombet po konsiderojnë prodhimin e përbashkët të vaksinës me bazë hungareze, shkruan RT.

 

Jashtë BE-së, Rusia ka zhvilluar negociata me një sërë partnerësh të mundshëm për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave, duke përfshirë Indinë, Meksikën, Brazilin, Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Bjellorusinë.

 

 

Më shumë

BREXIT – Babai i Boris Johnson. bën kërkesë për pasaportë franceze: “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”

Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Kjo ka shkaktuar komente shpotitëse.   Pas zbatimit përfundimtar të Brexit-it, pra largimit të Britanisë së Madhe nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimit doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaroi se do të bëjkërkesë për të […]

Varianti i ri i koronavirusit që u identifikua në Angli mbërrin në Itali

Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të koronavirusit si në Mbretërinë e Bashkuar.   Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditët e fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës.   Bazuar […]

BREXIT – Pesimizëm për bisedimet tregëtare mes BE dhe Britanisë

Britania dhe Bashkimi Evropian ofruan variantet e tyre jo shumë optimiste të enjten mbi statusin e bisedimeve tregëtare pas Brexit, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga një ndarje që pritet të jetë kaotike.   Ndërsa Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, vuri në dukje “përparim thelbësor për shumë çështje”, ajo shprehu […]

Europa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Një numër vendesh europiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat. Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara