Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.
Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.
Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.
Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.
Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit.
Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike.
Bullgaria dënon djegien e flamurit bullgar në Maqedoninë e Veriut
22 vjet nga masakra e Reçakut
Turqia sfidon dialogun me Greqinë, “bllokon” Egjeun për një vit
Katër vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Hoti: Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Vazhdon debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet. Çavuşoğlu sot në Ankara zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), […]
Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave. Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë. Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim […]
Kreu i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar të shtunën se mund të mos e njoh rezultatin e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në prill të këtij viti. “Tri pika, përkatësisht tre kushte, janë të paqarta për ne. Së pari, pse […]