e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur hetimet për 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në kuadër të procesit të vetingut.

 

SPAK jep njoftim mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit.

 

Bëhet me dije se në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28 prill është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish0 gjyqtarë dhe ish0 prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

 

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

 

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar procedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

 

Ish-zyrtarët e shkarkuar janë ish-kryeprokurori Adriatik Lalla, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë,  Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Besnik Imeraj, ishe-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Tom Ndreca, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Aleksandër Muskaj, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

 

Po ashtu nën hetim janë edhe Ema Gashi, ish-gjyqtare e Gjykatës Durrës, Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës, Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër, Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar i Apelit Durrës, Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës, Fatmir Lushi, ish-prokuror në Prokurorinë e Elbasan, Luan  Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër, Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë dhe Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan.

8 maj 2020

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara