e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka pranuar ofertën e kompanisë amerikane “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit. Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është ofruar ta relizojë projektin për afro 24 milion dollarë.

 

Komisioni shpjegoi se do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese. Dhe nëse bisedimet rezultojnë të suksesshme duke u finalizuar me nënshkrimin e kontratës, do të nisë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

 

Bëhet fjalë për pajisjen e mbi 5 mijë qendrave të votimit në të gjithë vendin, me lexues të kartave të identitetit, përmes të cilëve, një votues do të rregjistrohet me të gjitha të dhënat e tij biometrike. Pajisja nuk do të jetë e lidhur në rrjet, për të shmangur të papritura që mund të vënë në rrezik procesin, por pas përfundimit të votimit, kryqëzimi i të dhënave nga secila pajisje, do të duhet të identifikojë personat të cilët mund të kenë votuar më shumë se një herë.

 

Në ndërkohë Komisioni Zgjedhor do të duhet të zbatojë dhe një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik. I dështuar vite më parë në Shqipëri, ky projekt do të testohet për jo më shumë se 20 përqind të zgjedhësve, duke qenë se bëhet fjalë për një proces dhe më të komplikuar. Ofertat e marra nga 3 kompani çuan në një vlerësim të kostove prej mbi 1.24 miliard lekë ose 10 milion euro.

 

Dy partitë më të mëdha i kanë propozuar komisionit zonat ku ata mendojnë të zbatohet teknologjia për numërimin dhe votimin. Të dyja palët bien dakort për Korçën, ndërsa për zonën e dytë, ndahen mes Fierit (të propozuar nga Partia Demokratike) dhe disa njësive në Tiranë (propozuar nga socialistët).

 

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit ishte një ndër temat e diskutuara sot dhe gjatë takimit që ambasadorja amerikane Yuri Kim, pati me kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi, dhe nënkryetaren Lealba Pelinku. Ambasadorja Kim “nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe në mënyrë efektive identifikimin biometrik dhe masat e tjera të nevojshme”, thekson deklarata e ambasadës amerikane.

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi së bashku me Nënkomisioneren, Lealba Pelinku në takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Yuri Kim

 

Një tjetër temë e rëndësishme ka qenë dhe ajo e dekriminalizimit. “Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar të gjithë krerëve të partisë, ajo i kujtoi KQZ-së, përgjegjësisë së saj për të siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e SHBA për t’ju përgjigjur e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar me politikanë më të pastër”, thuhet në deklaratë, ndërsa shpjegohet se ambasadorja Kim vuri në dukje dhe masat e marra nga Sekretari amerikan i Shtetit, ndaj disa ish zyrtarëve shqiptarë të dyshuar për korrupsion, të cilat siç theksoi ajo “janë ende në fuqi”.

 

Sipas deklaratës mbi takimin “ata ranë dakord që KQZ duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por, në radhë të parë, për të parandaluar shkeljet, përfshirë zbatimin e masave për të parandaluar blerjen dhe manipulimin e votave”.

 

Më shumë

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Nga “Foltorja” e Kavajës, Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë “Foltores” së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.   “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj […]

Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.   Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.   6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjishthshme të 25 prillit, ndërsa sekretari […]

Berisha sfidon Bashën: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD. Në fjalën e tij në “foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara