Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

 

Ekspertët ndërkombëtarë kanë konfirmuar identitetin e dy viktimave të tjera shqiptarë të Kosovës nga lufta e viteve 1998-1999 të cilët u gjetën të varrosur së bashku me të tjerë në një varr masiv në një minierë të hapur në Kizevak, Serbi.

 

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur tha për BIRN të martën se ekspertët kanë konfirmuar identitetin e dy personave eshtrat e të cilëve u gjetën në një varr masiv në fshatin Kizevak në Serbinë jugore.

 

ICMP tha se mostrat e mbetjeve mortore të pjesshme të një personi të tretë të gjetur në varr në Kizevak përputhen me mostrat e mbetjeve mortore që u gjetën dhe identifikuan më parë në një varr tjetër masiv në Rudnica disa vjet më parë.

 

Komisioni shpjegoi se nga tetë mostrat pas vdekjes që ai analizoi nga zhvarrosja në Kizevak, “dy … janë identitete të reja dhe një është një lidhet me një rast nga Rudnica i cili u gjet, iu mor kampion dhe u identifikua ADN-ja në vitin 2014”.

 

Varri masiv në një minierë të hapur në Kizevak, afër qytetit serb të Rashkës, u zbulua në nëntor. Një zhvarrosje filloi pak kohë më vonë, por u ndalua përkohësisht në fillim të dhjetorit për shkak të motit të keq.

 

Gjykata e Lartë e Beogradit i tha BIRN se “puna do të vazhdojë në varësi të kushteve të motit në terren”.

 

Gjykata e Lartë tha se deri më tani janë gjetur mbetjet mortore të të pajton pesë personave.

 

“Informacionet paraprake të terrenit, ato arkeologjike dhe antropologjike tregojnë deri më tani se pjesë të të paktën pesë personave janë vërejtur ose zbuluar, plus një numër i madh eshtrash të fragmentuara që nuk mund të pretendohet me besueshmëri se i përkasin dikujt në veçanti”, shpjegoi gjykata.

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të hënën se ai kishte marrë informacione që eshtrat e zhvarrosura në Kizevak u përkasin viktimave etnike shqiptare nga koha e luftës.

 

Duke folur në një përkujtimore me rastin e përvjetorit të masakrave në fshatrat Kralan dhe Rezallë, ku gjithsej 185 shqiptarë etnikë u vranë nga forcat serbe, Kurti tha se deri më tani janë bërë dy identifikime të reja duke përdorur testimin e ADN-së.

 

“Varri masiv në Kizevak në Serbi është i lidhur me varrin masiv në Rudnica dhe ne presim që njerëz të tjerë, viktima nga masakra e Rezallës që janë në listën e personave të zhdukur, të gjenden në Kizevak”, tha Kurti.

 

Ligjvënësit në Parlamentin Evropian miratuan një rezolutë më 25 mars duke i bërë thirrje Serbisë “të hetojë mbetjet mortore të tre trupave të zhvarrosur deri më tani gjatë kërkimeve në një varr masiv në fshatin Kizevak”.

 

Varri masiv i gjetur në Kizevak është vendi i pestë i tillë që është zbuluar në Serbi që nga fundi i luftës në Kosovë 22 vjet më parë. Ai nuk është shumë larg minierës së Rudnicës, ku në vitin 2013 u gjet një varr masiv që përmbante eshtrat e 52 personave, të gjithë shqiptarë të Kosovës.

 

Në vitin 2014, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë dënoi ish-zyrtarin e lartë të policisë serbe Vlastimir Djordjeviç me 18 vjet burg pjesërisht për rolin e tij në fshehjen e trupave të shqiptarëve etnikë të vrarë në Kosovë.

 

Mbi 900 trupa janë gjetur në varre masive në Serbi, por asnjë gjykatë serbe nuk ka dënuar dikë për përfshirje në fshehjen e krimit.

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara