Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Vendimi për t’ju bashkuar Partisë Socialiste i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, figura qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, nuk është goditja e parë që merr partia me karakter familjar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi.

 

Në nëntor të vitit 2019, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, një person me peshë të madhe politike në qarkun e Durrësit,

 

Në prill të vitit 2018, LSI-në e braktisi një tjetër deputet me peshë në Fier. Bëhet fjalë për deputetin Robert Bitrin, i cili u largua nga LSI.

 

Ndërkaq, me Partinë Socialiste ka kaluar edhe një nga figurat kryesore të LSI. Bëhet fjalë për Spartak Brahon, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, në vitet 2011-2013. Braho i është bashkuar Partisë Socialiste prej dy mandatesh. Fillimisht, Braho ishte në rolin e ndërmjetësit për mbarëvajtjen e koalicionit. Por, pasi drejtimin partisë e mori Monika Kryemadhi, Braho është distancuar totalisht nga LSI.

 

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama në një intervistë për Euronews Albania nga Vlora duke folur për situatën e përmbytjes së qytetit tha se në tetë vite qeverisje, politikat e Ramës kanë qenë të orientuara në vjedhjen e fondeve publike dhe jo tek shërbimi për qytetarët.

 

Ai u shpreh se LSI-ja do të bëjë një fushatë model, ndërsa shtoi me bindje se kryeministri Rama do të marrë goditje të fortë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, edhe vetë shefi i qeverisë e ka të qartë humbjen e zgjedhjeve në qytetin e Vlorës.

 

“LSI është e angazhuar për të bërë një fushatë model, që qytetarët duhet të kuptojnë që të votojnë për Vlorën. Në tetë vjet, të qeverisjes së një klani korruptiv dhe kriminal, në Vlorë është eksperimentuar duke vjedhur fondet publike. Fasada dhe idetë virtuale në 3D, që prezanton kryeministri, nuk janë gjë tjetër, por përpëlitje e fundit të tij në dëshpërimin e madh, dhe ai e di se goditjen kryesore do ta marrë nga Vlora”, tha ai.

 

I pyetur se si do të garojnë në zgjedhje të vetëm në listë apo jo, zv.kryetari Luan Rama tha se LSI-ja duhet të dalë me emrat dhe me programin e saj.

 

“Ne jemi në një proces intensiv kontakti me qytetarët për të evidentuar njerëzit që do duhet të kandidojnë. Në vlerësimin tim, LSI, si një forcë me identitetin e vet duhet t’u ofrohet qytetarëve me programin dhe me emrat e saj”, u shpreh ai.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara