Imazhet e grave në fasadat e salloneve të bukurisë dhe të bizneseve të tjera në Kabul që janë mbuluar apo janë përdhosur, teksa kryeqyteti i Afganistanit po e ndryshon pamjen shpejt, në ditët e para të kthimit të talibanëve në pushtet, bënë xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare.
Vajza me fustan të bardhë që qëndronte në muret e një prej salloneve të bukurisë në Kabul dhe që bëri xhiron e rrjetit si simbol i situatës së krijuar, është artistja Betrix Ramosaj. Bukuroshja shqiptare kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.
Nusja e bukur me fustan të bardhë që ende nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talibanëve, është artistja shqiptare Trixa. Edhe vetë kjo e fundit ka bërë një postim në Instagram, ku ka treguar të plotë foton.
Shkrimi i plotë i Beatrix Ramosaj”
Shumë njerëz më kanë pyetur se si ndihem për fshirjen e fotografisë sime nga vitrinat e Kabulit.
Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashme s’kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundësi për të shprehur veten.
Ndihem shumë keq si artiste dhe si femër, pasi mendoj se roli jonë është akoma më i madh se i të krijuarit art, por edhe për të ngritur zërin për çështje të ndryshme, për të frymëzuar, për të dhuruar ëndrra dhe shpresa për më të vegjlit. Ndoshta për disa, ato fotografi janë thjesht fushata promocionale për të shitur fustane, por në një shoqëri që ishte ende duke u rimëkëmbur, ishin një fije shprese më shume për vajzat e vogla, që duke parë ato fotografi ndoshta ëndërronin të ardhmen e tyre të bardhe, të drejtë, të lumtur, me partnerin e zemrës që kane zgjedhur vetë dhe kurrsesi duke parë ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanët do të ktheheshin e do të shuanin ëndrrat e tyre. My heart truly bleeds for everyone in Afganistan, especially for the women and girls and everything they have to deal and are put through right now.
E urrej faktin që pas shumë vitesh përpjeke për liri por dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan tani çdo gjë është rrënuar.
Por unë vij nga një familje e fortë, me gra të forta, që më kanë mësuar që pas çdo rrëzimi, ka një ngritje dhe që e drejta eventualisht do të triumfojë. Gjithashtu duke qenë me origjinë nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe që të gjithë refugjatët janë duke kaluar tani, I’m praying for you and im also praying for the next generation of Afghan people, hoping that one day they will taste freedom again and never let that feeling disappear.
But praying doesn’t help, what does help is to raise your voice dhe te jesh i kuptueshëm.
Dhe në mes të kësaj krize të madhe humanitare, do i kërkoja të gjithë të rinjve/bashkëmoshatareve në Shqipëri, në Europë, në USA, të bëhen më të mirëkuptueshëm dhe ta kenë parasysh që “Asnjë njeri nuk do të zgjidhte të vdiste në ajër, po mos ta dinte sesa e rrezikshme është toka në të cilën shkel”.
***
Beatrix Ramosaj (lindur më 9 qershor 1994 në Groningen të Hollandës) është një modele dhe këngëtare holandeze-shqiptare.
Beatrix Ramosaj ka lindur në Groningen të Holandës nga prindër shqiptarë. Ajo është motra më e madhe e këngëtarit, kompozitorit dhe modelit Alban Ramosaj. Për fëmijërinë e saj ajo tha: “Tezja ime është një frymëzim shpirtëror për mua, por zgjedhja e Liceut ka qenë ndikimi i nënës sime Antigonesë.”
Eshtë e re, e bukur, e talentuar dhe më se e gatshme për të përballuar me sukses skenën. Quhet Beatrix Ramosaj dhe mban emrin e ish- Mbretereshes se Hollandes, Por suksesi i saj i vrullshem ne boten e muzikes po e shfaq ate pak nga pak si një Princeshë të vogël të muzikës Shqiptare kjo për faktin e moshës së saj të re. Beatrix është mbesa tjetër e këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe motra e Argjentina Ramosaj. Ajo shprehet: “Tezja ime është frymëzim shpirtëror për mua, por zgjedhja e Liceut ka qenë ndikimi i nënës sime, Antigonës dhe i imi.” Beatrix u bënë tashmë disa vite që është pjesë e skenës, ndërsa në repertorin e saj numëron disa këngë të suksesshme e videoklipe. Këngëtarja ka qenë mjaft aktive në eventet muzikore që realizohen në trojet shqiptare, e po ashtu numëron edhe shumë koncerte të realizuara në Shqipëri dhe jashtë saj.
Në Nëntor 2010, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “E Dua Beat-In”. Një këngë plot ritëm që arriti deri në finalen e këtij evenimenti.
Më datë 8 Mars 2011, Big Basta publikon videoklipin “Muzikës Sime”, në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj. Me këtë këngë, Big Basta dhe Beatrix marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.
Në Nëntor 2011, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën “Dilema”.
Më datë 14 Shkurt 2011, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Let Me Love You”, një këngë e zhanrit R&B në ditën e të dashuruarve. Një Produksion i Elgit Dodës dhe tekst i Big Bastës. Kënga flet për një vajzë të dashuruar, e cila nuk ka kurajon e duhur t’ia shprehi dashurinë djalit që do. E pyetur nëse kenga ishte për dikë në veçanti Beatrix përgjigjet: “Jo, nuk është një dedikim, por thjesht është një tekst i sygjeruar”.
Në Maj 2013, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Top Fest 10 me këngën “Prekem Ngadale”.
Më datë 4 Korrik 2013, Gold AG publikon videoklipin “Sa Vite”, në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj.
Më datë 23 Nëntor 2013, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Pa Ty”. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, De Vox, teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Lens Production.
Më datë 25 Gusht 2014, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Qysh Ki Qejf”. Muzika e këngës u punua nga Seven Saraqi, Lurro, teksti u shkrua nga Gjiko, ndërsa për orkestrimin u kujdes Stash. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.
Në Maj 2015, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Top Fest 12 me këngën “Dhoma 609”, një këngë e realizuar nga Indrit Topi dhe Briz Musaraj.
Më datë 22 Qershor 2017, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Pa Ndjenje”. Teksti u shkrua nga vetë Beatrix Ramosaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production.
Më datë 28 Dhjetor 2020, Beatrix publikon videoklipin “Dancing With The Devil”. Muzika e këngës u punua nga Beatrix Ramosaj & Gent Bushpepa.
Në Qershor 2021, Beatrix merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën “Dancing With The Devil”.
Më datë 11 Qershor 2021, Beatrix publikon videoklipin “By My Side”. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Tull Production.
Beatrix Ramosaj tregon pse nuk prezantohet me mbiemrin e vërtetë:
Se Beatrix dhe Alban Ramosaj nuk e kishin këtë mbiemër të babait këtë gjë e kishim kuptuar.
Nëse ata dhe Argjentina janë fëmijë halle e daje atëherë dihej që dikush po mbante mbiemrin e nënës.
Megjithatë askush nuk kishte shkruar e folur për këtë temë. Deri ditën që Beatrix postoi foton e pasaportës së saj shqiptare.
Mund ta kishte mbuluar mbiemrin se sot janë të gjitha mundësitë, por nuk e bëri. Mbase kishte ardhur momenti.
Beatrix ka thënë se “Mbiemrin Kamerolli e kemi mbajtur ligjërisht në çdo dokument, por për mbiemër artistik vendosëm të mbanim Ramosaj. Nuk ka asnjë arsye tjetër”.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]