e hënë 2 gusht 2021
e hënë 2 gusht 2021

 

Pandemia Covid-19 nuk ndali lëvizjet e parregullta migratore. Ndonëse gjatë viteve 2015 deri në 2017 numri i imigrantëve të parregullt njohu rënie, viti 2019 dhe 2020 u rrit me 59 për qind.

Për drejtorin e policisë kufitare dhe migracionit, Eduart Merkaj, të dhënat flasin për një rritje të konsiderueshme. Gjatë vitit që lamë pas, teksa vendi ndodhet nën masat e rrepta të qarkullimit të diktuara nga nevoja për të parandaluar përhapjen e Covid-19, u kapën 19,420 emigrantë të parregullt kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme apo Afrikës së Veriut.

Sipas Merkajt, një tjetër problematikë është dhe rreziku që vjen nga luftëtarët e huaj, pjesë e grupeve terroriste, duke qenë se fluksi i imigrantëve është i përzier.

Nga ana tjetër, patrullimet e përbashkëta në kufi me frontex kanë sjellë rezultatet e para.

“Para fillimit të operacionit, vetëm 30% e tyre kapej në zonën kufitare me Greqine, nëse sot 90% kapen në kufi”, tha Merkaj, për A2 CNN.

Riatdhesimet e shtetasve shqiptarë janë ulur ndjeshëm kjo për shkak të pandemisë dhe reduktimit të numrit të fluturimeve. Në total, në vendin tonë, për vitin 2020 janë deportuar nga vendet e Bashkimit Evropian 7485 shqiptarë.

Më shumë

Në korrik 1942 nën pushtimin italian, trupa Carro di Tespi Lirico mbërrin në Tiranë dhe jep disa shfaqje, mes tyre operan “La Traviata”

Më 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). Një prej këtyre për operan dhe këngën lirike, e emërtuar “Carro di Tespi Lirico” dhe tre për pjesët teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte deri tek fashat më të izoluara të […]

88% e shqiptarëve nuk blejnë dot shtëpi

Pamje nga “Unaza e Re” – ‘Astiri’     Çmimet e apartamenteve në disa zona të Tiranës arrijnë deri në 1900 euro/m2. Kjo rritje e shpejtë e tyre e rendit Tiranën ndër kryeqytetet më të shtrenjta të rajonit. Por në raport me të ardhurat, pjesa më e madhe e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë mundësi […]

53% grave në Shqipëri janë dhunuar!

Të dhënat për dhunën ndaj grave në Shqipëri janë shqetësuese dhe kërkojnë medoemos strategji dhe mekanizma konkretë për mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës. Kështu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, znj. Elsa Ballauri, teksa komentoi të dhënat e INSTAT sipas së cilave një […]

Isaac Herzog, shqiptarët kanë një mik të madh në “Shtëpinë e Bardhë” të Izraelit

Presidenti i 11-të i Izraelit ka shprehur dëshirën që të bëhet i pari që do të vizitojë Shqipërinë.   Kur më 7 korrik 2021, Isaac Herzog u betua si Presidenti i 11-të në historinë e Shtetit të Izraelit, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Izrael, Bardhyl Canaj dhe Ines Demiri. Gjatë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara