Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Në 6 muajt e parë të viti janë importuar nga jashtë kufijve 58.3 miliardë lekë apo 467 milionë euro prrodukte ushqimore.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, pavarësisht periudhës së pandemisë COVID-19, vështirësive në transport dhe tkurrjes së konsumit në vend, importet bujqësore kanë pësuar një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti me parë me afro 14.4 milionë euro, apo 3.1 për qind, raporton tvscan.

 

Peshën më të madhe në importe e zënë produktet agroindustriale, të cilat kanë arritur në vlerën e 35.3 miliardë lekëve, dhe më pas renditet bujqësia me 14.6 miliardë lekë.

 

Blerja e produkteve bujqësore nga jashtë gjatë kësaj periudhe ka dhe rritjen më të madhe në 11.2 për qind krahasuar me 6 mujorin 2019. Ndërsa blegtoria dhe peshkimi janë sektorë që zënë më pak peshë dhe që të dyja paraqiten me rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku janë importuar 4.5 miliardë lekë produkte blegtorale dhe 3.9 miliardë lekë produkte deti.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara