Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo është shëruar nga Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur vetë imzot Fredo, përmes një njoftimi, ku shkruan:
Mesazhi i Imzot George Frendos:
Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.
Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.
Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!
Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor.
Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time.
+George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë Durrës!
Restaurohet kisha e Pllanës/ Objekti i kultit, ndër më të vjetrit në Shqipëri
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas Janullatos për Krishtlindjen: Perëndia është me ne
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjen
Kufizimet për festat, reagon Kisha katolike: Ndryshimi, i nxituar dhe diskriminues
Festa hebraike “HANUKKAH”
Papa emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri: Imzot Luigi Bonazzin
Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo është shëruar nga Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë imzot Fredo, përmes një njoftimi, ku shkruan: Mesazhi i Imzot George Frendos: Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem […]
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë. KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar. Për më tepër […]
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar. Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht […]
Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe pas komplikacioneve është shtruar mbrëmjen e sotme në spital. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë. “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., […]