e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u inagura spitali e ri kirurgjikal ‘Frederik Shiroka’ në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së mbajtur bëri me dije se spitali i ri ka 7 salla operacionesh me aparatura të teknologjisë së lartë.

“Ajo çfarë kemi bërë është më shumë nga ajo çfarë flas unë sot. Ka qenë vizioni i Kryeministrit Rama që e çoi deri në fund këtë projekt transformues. Rruga e modernizimit materializohet sot me spitalin e ri me kapacitet 120 shtretërish, 7 salla operacionesh, me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Investimi më i rëndësishëm për kirurgjinë në 90 vite”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se do të kryhen më shumë se 32 mijë ndërhyrje me aparatura të teknologjisë së lartë dhe me instrumentat e rinj kirurgjikalë, duke ulur ndjeshëm infeksionet. Manastirliu siguroi se investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë.

“Transformimi i qendrës më të madhe spitalore në vend, vijon me investime të tjera. Plot 30 milion dollarë po investojmë në QSUT, për ndërtimin e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, i cili përfundon vitin e ardhshëm dhe ndërtimin dhe rehabilitimin e Spitalit Pediatrik, investime që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët”, tha Manastirliu.

Nga këto investime në QSUT pëfitojnë 350 mijë pacientë, rreth 3000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara