e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

Grupe militantësh partiakë të qeverisë dhe të opozitës u përplasën fizikisht mes tyre në qytetin e Elbasanit, qendra tradicionale festive e Ditës së Verës.

 

Përkrahës të dy partive kryesore pritën me brohoritje fyese kryetarët socialist dhe demokrat, duke u përplasur edhe fizikisht me njëri tjetrin, pa ndonjë dëmtim shëndetësor midis tyre.

 

Të gjithë pjesëmarrësit në të dy tubimet ishin në shkelje të hapur të kufizimeve të pandemisë, që ndalojnë rreptësisht tubimet, mos-distancimet fizike dhe mos-mbajtjen e maskave higjenike.

 

Por këto rregulla nuk i penguan dy politikanët kryesorë; Lulzim Basha i Partisë Demokratike dhe Edi Rama i Partisë Socialiste, që të vizitonin qytetin e Elbasanit pothuaj në të njëjtën orë dhe pak metra larg njëri nga tjetri, ndërsa grupet kundërshtare të militantëve shkëmbenin fyerje dhe goditje fizike.

 

Policia ndërhyri, duke shoqëruar disa nga personat protagonistë, dhe shpërndau tensionin mes njerëzve, ndërsa palët bënë fajtor njëra tjetrën për incidentin.

 

Fushata zgjedhore duhet të nisë ligjërisht më 25 mars, një muaj para datës së zgjedhjeve, por veprimtaritë elektorale kanë nisur shumë javë më herët dhe të dy formacionet konkurrente po organizojnë tubime me militatnët e tyre, pa u shqetësuar për gjobat e inspektorëve të shëndetësisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Legjitimiteti i zgjedhjeve lokale të 2019: Kushtetuesja i drejtohet Komisionit të Venecias

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati mbi 9 orë.   Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për […]

Basha nis reformimin e partisë

Pas rikonfirmit si lider i opozitës, Lulzim Basha  ka vendosur të fusë Partinë Demokratike në proces reformimi.   Neser paradite do te mblidhet kryesia e cila do te nise analizen per zgjedhjet e 25 prillit dhe do te  therrase kuvendin kombetar me 17 korrik.   Pritet qe anetaret e kryesise te vendosin nese ky […]

“Vatra” në mbrojtje të Berishës: Vendim i marrë nën trysninë e lobistëve

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, reagoi për vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.   Në një deklaratë të shpërndarë, Vatra, ndërsa shpreh besimin tek institucionet amerikane, thekson se vendimi më shumë sesa i bazuar mbi parimet amerikane, është marrë nën trysninë e disa grupeve lobiste për […]

Gramoz Ruçi tërhiqet pas 30 vitesh nga jeta politike

Kryetari i Parlamentit dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi njoftoi të shtunën tërheqjen e tij nga politika. Ai shfrytëzoi një kongres të Jashtëzakonshëm të PS, të organizuar në ditëlindjen e 30-të të kësaj force politike, për të bërë të ditur vendimin e tij.   “Kam zgjedhur ditën e sotme, se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara