e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

69% e individëve shqiptarë nga mosha 16 deri në 74 vjeç, kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, sipas të dhënave që i referohen fundit të 2019-s. Të dhënat janë raportuar nga Eurostat. Së bashku me Bullgarinë (68%), renditemi të fundit në Europë, nga 86% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian-27 në 2019.

 

Nga shtetet e rajonit, rekordin e mbajnë shtetasit e Kosovës, 91% e të cilëve e përdornin internetin në vitin 2019. Ndërsa në 2020-n, kjo shifër është rritur në 96%, ndër më të lartat në Europë (të dhënat e Shqipërisë për vitin 2020 mungojnë).

 

Edhe shtetet e tjera të rajonit kanë përdorim të ngjashëm të internetit me Shqipërinë, me Bosnjën 70% dhe Malin e Zi 73%., ndërsa Serbia e ka këtë tregues 77%.

 

Sipas Eurostat, interneti është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në vitet e fundit dhe veçanërisht në vitin 2020, pas shpërthimit të COVID-19 dhe masave përkatëse të izolimit dhe distancimit shoqëror.

 

Në vitin 2020, 87% e njerëzve të moshës 16-74 në BE raportuan se kishin përdorur internetin gjatë 3 muajve të mëparshëm. Kjo përqindje luhatet nga 70% në Bullgari në 99% në Danimarkë. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi gjatë viteve – në 2010 ai ishte 67% dhe në 2015 në 78%.

 

Në vitin 2020, interneti u përdor kryesisht për të dërguar / marrë e-mail (74%), për të gjetur informacion në lidhje me mallrat dhe shërbimet (69%), për mesazhe të menjëhershme (68%), lajme në internet (65%) dhe telefonim ose video thirrje (60%).

 

Shumica e njerëzve gjithashtu përdorën internetin për bankë (57%), për të dëgjuar muzikë (56%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (56%) dhe për të kërkuar informacione shëndetësore (55%).

 

Për të respektuar masat e distancës sociale në fuqi nga Marsi 2020 në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së, telefonat ose thirrjet video në internet ishin një mundësi për të qëndruar të lidhur.

 

Në BE, 60% e njerëzve të moshës 16-74 vjeç bënë thirrje telefonike ose video në internet në vitin 2020 në 3 muajt e fundit para sondazhit. Nga të gjithë aktivitetet e internetit, thirrjet telefonike ose video regjistruan rritjen më të madhe krahasuar me 2019 (52%) si dhe që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave të tyre (17% në 2008).

 

Midis Shteteve Anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme, thirrjet telefonike ose video përmes internetit ishin më të popullarizuara në Qipro (85%) dhe Holandë (83%). Në të kundërt, kjo përqindje ishte më e ulëta në Çeki dhe Slloveni, ku vetëm pak më shumë se gjysma (52%) e njerëzve të moshës 16-74 vjeç bënë thirrje telefonike ose video në internet në vitin 2020 në 3 muajt e fundit para sondazhit.

 

Në Shqipëri, për të dhënat që i përkasin vitit 2019, rreth 63% e individëve e përdorën internetin për të realizuar thirrje dhe video telefonike.

 

Më shumë

UNODC: Shqipëria vend i prodhimit dhe tranzitit të cannabis

Në 6 vitet e fundit 2,5 milionë bimë dhe 5 mijë parcela të shkatërruara.Por ky rezultat është i pamjaftueshëm, përderisa Shqipëria kryeson në Europën Juglindore si vend origjine, nisjeje dhe tranziti të cannabis.   Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) në pjesën e tretë të sapopublikuar të raportit të saj […]

Kie: Shqipëria, asnjë përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave

Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e përcaktuara nga FATF, theksohet në raportin e MONEYVAL ( njësia e Këshillit të Evropës që merret me krimin financiar dhe parandalimin e tij në Shtetet Anëtare).   Si rezultat i vlerësimit të bërë […]

Moody’s: PPP-të pengesë për uljen e borxhit

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku theksohet se vendi ynë ka rritur të ruajë pozita të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria renditet sërish me vlerësimin “B1”, edhe pas goditjes nga pandemia Covid-19. Për agjencinë përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyç për të mundësuar rritjen […]

Pastrimi i parave: Shqipëria më keq se vendet afrikane

Mbretëria e Bashkuar e ka renditur Shqipërinë mes 21 vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave.   Shqipëria gjendet me shumë vendeve afrikane të varfra si Kamboxhia, Zimbabve apo Uganda, teksa lista është miratuar nga të dy Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe hyri në fuqi në 26 mars të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara