Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të diskutuar mbi inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë, e cila po ndikon në xhepat e qytetarëve.

 

Muajin e kaluar, iflacioni në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit.

 

Çmimet u rriten për çdo gjë, nga faturat e energjisë elektrike deri te blerjet e përditshme.

 

E gjithë kjo shton një ndjenjë ankthi ekonomik për shumë nga familjet.

 

“Meqë kostoja e gjithçkaje po rritet, ne jemi të detyruar të rrisim çmimet në të njëjtën kohë, është një cikël i pafund”, thotë një qytetar.

 

“Tani është koha për të ndërhyrë me kontrollin e çmimeve apo në formën e ndihmës shtetërore për të lehtësuar situatën, sepse sa vjen e përkeqësohet”, nënvizon një qytetar.

 

Faktori  kryesor i inflacionit është rritja e çmimeve të energjisë që ka goditur ekonomitë në të gjithë botën.

 

Inflacioni në Eurozonë vetëm për energjinë arriti në 23.5 për qind në tetor. Inflacioni ka rritur çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera, që do të thotë se të gjithë në këtë dimër  do të përballen edhe me fatura më të larta të gazit dhe energjisë elektrike.

 

Ministrat e financave të BE-së do t’i përqendrojnë diskutimet e tyre mbi “zgjidhjet e mundshme  politike”, por deri më tani, blloku ia ka lënë në dorë qeverive kombëtare t’i përgjigjen krizës energjetike të këtij dimri.

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara