e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin qershor, raportoi sot INSTAT.

 

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2021 është 1,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8%.

 

Krahasuar me muajin qershor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Komunikimi” me 2,8%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3%.

 

“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rriten me 0,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8%, “Shëndeti” me 0,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 6,8%, “fruta” me 3,9%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9%, “peshk” me 1,4%, etj.

 

Krahasuar me muajin maj 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,4%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,2%.

 

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Shëndeti”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%.

 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi Transporti” me +0,13 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

 

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë lajmëruar një rritje të inflacionit gjatë viti, i nxitur nga konsumi pas pandemisë, ku njerëzit do të prirën të blejnë mallrat e munguara dhe ato për konsum të zakonshëm.

 

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara