e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

 

Instituti i Statistikës ( INSTAT) përllogariti se vitin e kaluar përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor në vendin tonë ishte 29,1 %, duke pësuar një rënie me 0,9 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

 

Në vitin 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,6 %. Në Shqipëri meshkujt janë më aktivë në tregun e punës.

 

Në nivel vendi, sektori i shërbimeve dhe ai bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 %, ndërsa punësimi në industri përbën 20,5 % të të punësuarve gjithsej në vitin 2020.

 

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune vitin e kaluar punuan si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes, kryesisht në fermat bujqësore.

 

Në vitin 2020, femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familje. 27,0 % e femrave të punësuara janë punëtore pa pagesë në biznesin familjar, kundrejt 15,5 % të meshkujve të punësuar.

 

Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2020, u karakterizua nga një rritje prej 0,2 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë, në këtë vit, arriti në 11,7 % për popullsinë e grupmoshës 15 vjeç e lart, nga 11,9 % që u vlerësua në 2019.

 

Shkalla e papunësisë ka pësuar ulje për meshkujt dhe rritje për femrat, krahasimisht me vitin 2019. Ky tregues është 11,5 % për meshkujt dhe 11,9 % për femrat në vitin 2020.

 

Gjatë vitit 2020, shkalla e papunësisë për popullsinë e grup-moshës 15-24 vjeç u ul në 26,5 %, nga 27,2 % që ishte në vitin 2019. Ky tregues u ul nga viti paraardhës me 0,8 pikë përqindje për meshkujt dhe 0,4 pikë përqindje për femrat.

 

Për popullsinë e grup-moshës 25-54 vjeç, niveli i papunësisë u rrit në 11,4 %, nga 10,6 % që ishte në vitin 2019. Të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë as në punësim e as duke vazhduar shkollën apo ndonjë trajnim përbëjnë 27,9 % të të rinjve gjithsej për vitin 2020. Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të lartë të rinjve që nuk janë as në punë as në shkollë.

 

Shqipëria vuan nga nivele të larta të informalitetit në tregun e punës, sidomos në sektorin bujqësor, i cili e vijon aktivitetin gati tërësisht në të zezë dhe kontribuon në punësim me rreth 43 % të totalit.

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara