Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Shtyhet për në tetorin e vitit 2022 Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

 

Drejtoresha e Instat Elsa Dhuli, ka shpjeguar në Komisionin e Ekonomisë i cili miratoi projektligjin në fjalë se shtyrja me dy vjet e këtij ka ardhur për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, situatës së krijuar nga pandemia për shkak të pamundësisë për të zhvilluar vizitat derë më derë si dhe zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

 

“Situata e krijuar nga tërmeti, pandemia dhe zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, por edhe problematikat e hasura gjatë kryerjes së pilotit në vitet 2018 – 2019 janë elementë që na detyrojnë të shtyjmë zhvillimin e censit për në tetorin e vitit 2022.”.

 

Kostoja për zbatimin e këtij procesi i cili ishte parashikuar të kryhej gjatë këtij viti arrin në 16.5 milionë euro, ku gjysma do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga donatorët e huaj, raporton tch.

 

Edhe në këtë cens, feja dhe etnia që janë cilësuar edhe si dy ndër çështjet më të nxehta, do të jenë pjesë e pyetjeve me dëshirë.

 

Ky është censi i tretë që zbaton Shqipëria, pas atij të zhvilluar në 2001 dhe më pas në vitin 2011.

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara