e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

 

68% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se ligjet nuk zbatohen në mënyrë efektive. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga “Barometri i Ballkanit”.

 

Parlamenti dhe gjykatat janë institucionet publike më pak të besuara në Ballkanin Perëndimor. 61% e qytetarëve nuk u besojnë këtyre institucioneve.

 

Edhe niveli i mosbesimit tek qeveritë është i lartë. 57% e qytetarëve nuk kanë besim në to. Rreth 50% e tyre nuk besojnë as tek institucionet e auditimit.

 

Korrupsioni mbetet një nga problemet më madhore në Ballkanin Perëndimor. Kjo shihet në perceptimin e qytetarëve të këtyre vendeve, mbi nivelin e korrupsionit në administratë publike dhe shërbime.

 

78% e tyre mendojnë se partitë politike janë të korruptuara. 76% kanë të njëjtin mendim edhe për sistemin gjyqësor. 75% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se doganat janë të kapura nga korrupsioni.

 

Për 74% të tyre ky fenomen haset edhe tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. 71% e qytetarëve të këtyre vendeve shprehen se edhe asambleja e të zgjedhurve nga populli, parlamenti, është i korruptuar.

 

Barometri i Ballkanik është sondazhi i përvitshëm i opinionit publik, porositur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për vlerësimin socio-ekonomikë e politikë si dhe integrimin rajonal dhe evropian, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara