e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë, 15 kushtet, vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet ti ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 

PE votoi me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, amendimet që Grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) kishte kërkuar për rezolutën e hartuar nga eurodeputeti Tonino Picula për hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor.

 

Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

 

15 detyrat e shtëpisë për Shqipërinë

 

1- Miratimi i reformës zgjedhore

 

2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

 

3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë

 

4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

 

5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

 

6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Holandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndër-institucional të Veprimit për parandalimin e azil-kërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit

 

7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

 

8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

 

9- Prova të vazhdueshme – Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

 

10- Progres në reformën e administratës publike.

 

11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

 

12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

 

14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit

 

15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

 

 

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara