Qendra e Transferimit të Teknologjive në Shkodër është ajo çfarë ka mbetur nga Instituti i Misrit dhe Orizit, një nga 18 qendrat e kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë në Shqipëri deri në vitin 1990.
Specialisti Zef Gjetja, autor i librit “Instituti i Misrit dhe Orizit”, promovuar në 50 vjetorin e krijimit të këtëij instituti, thotë se transformimi i tij dëshmon edhe për nivelin e ulët të investimeve, realizuar vitet e fundit në Shqipëri në drejtim të kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë.
“Situata, për fatin e keq, nuk është edhe aq e mirë për arsye se; së pari ka ndryshuar emri dhe së dyti ka ndryshuar destinacioni. Sot nuk paguhen më para për kërkimin shkencor dhe bëhet punë divulgative, më shumë shërbim ekstencioni dhe quhet Qendra e Transferimit të Teknologjive”, thotë specialisti Zef Gjetja.
Sipas tij, për rrethanat e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri, është e nevojshme mbështetja me investime e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shkodër.
“Do të thoja se nuk është i nevojshëm, është i domosdoshëm. Sepse, nuk mund të kuptohet as derri, as pula, as gjedhi, as bagëtitë e imta pa koncentratin. Dhe koncentrat më të mirë se misri nuk ka, pa të keqen që vazhdon të përdoret në kuzhinën shqiptare, qoftë për bukë, qoftë për gatime të ndryshme. Pra, është një domosdoshmëri. Sot j’a kemi lënë spontanitetit, përdorim farëra të ardhura ngado, jo me kontrollin e duhur dhe, për pasojë, ai që e pëson është fermeri dhe konsumatori. Fermeri se nuk marr të ardhurat e duhura dhe konsumatori se nuk merr cilësinë e duhur”, thotë ai.
50 vite më parë, Instituti i Misrit dhe Orizit kishte një bazë eksperimentale prej 700 hektarësh, të shpërndarë në të gjithë vendin, nga të cilët vetëm 10 hektarë i kanë mbetur sot Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shkodër.
Drejtuesi i qendrës, Kostandin Hajkola, thotë se me rritjen e prodhimit blegtorat dhe krijimin e fermave të mëdha të gjedhit, Shqipëria ka nevojë të zgjerojë më shumë sipërfaqen e mbjellë me misër.
“Problemet me bimën e misrit janë të mëdha pasi, edhe po të shikojmë tregun e drithërave, misri ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme të çmimit, gjë që favorizon fermerët, por natyrisht penalizon produktet që vijnë nga misri, sikurse është prodhimi i qumështit, mishit apo i vezëve. Natyrisht, këto do të reflektojnë edhe në çmime, por Shqipëria ka nevojë të prodhojë shumë më tepër misër se sa prodhon sot. Aktualishit, ne importojmë rreth 1/3 e e nevojave për misër”, thotë zoti Hajkola.
Profesor Hajkola thotë se kërkohen më shumë invesitme, sidomos për prodhimin e farërave të përshtatshme të misrit me qëllim që të mbeshtetet prodhimi vendas.
Për këtë kërkohet më shumë vemendje dhe investime në sektorin e kërkimit shkencor për Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shkodër, e cila ka trashëguar edhe përvojën dhe programet e Institutit të njohur të Misrit dhe Orizit. VOA
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]